Ky eshte Vasil Buzo, 67 vjecari i cili tre dite me pare ne takimin qe kryetari i Partise Demkoratike Lulzim Basha zhvilloi ne Pogradec u godit nga bodigardi i tij me grusht ne bark (lexo ketu). 67 vjecari tregon se cfare bisedoi me Lulzim Bashen dhe çfare i tha ne vesh, gje e cila me pas solli edhe reagimin e bodigardit te Bashes.


 

"Une ate dite e takova dhe me tha si je, mire i thashe une. Me daten 16 e di qe kemi proteste, por ne date 17 nuk e di cfare do behet, kush do ta marri? Ai me tha: Une do ta marr kush do ta marr, populli tha. Cili popull i thashe une, ti? Ti vodhe rrugen e kombit 300 milione euro, plus asaj vrave edhe 4 veta ne Tirane. E kete kohe ai u shkeput nga une dhe bodigardi i tij qe ishte ne krah erdhi dhe me goditi" tha ai.

67 vjecari tregon se grushti i bodigardit ishte i forte por, ai eshte terhequr mbrapa pasi ne te kundert do te kishte rene ne toke. "Me goditi ne bark, u spostova une sepse grushti ishte i forte po te mos isha spostuar do isha rrezuar sepse grushti ishte i forte dhe do bija ne koke une. Une nuk dola per asgje tjeter ne kete shesh vecse per ti thene ate se cfare i thashe Lulzim Bashes, une nuk kerkoj asgje dhe nuk kisha asnje lloj qellimi politik" tha ai.

Ai tregon se atë ditë kishte dalë vetëm për ti thënë këtë gjë Bashës. 'Po, vetem per ti thene kete dola, as pune nuk kerkoj asgje nuk kerkoj, ashtu e ndjeva ashtu ia thashe' përfundon ai. Vasil Buzo perfundon duke thene se do ta ndjeke ceshtjen edhe me tej, ai tha se po mundohet te gjeje nje avokat per ta paditur Lulzim Bashen, por e ka te veshtire dicka te tille pasi nuk ka para per procesin gjyqesore, por nje gje eshte e sigurt qe ai nuk do ta lere me kaq/ Sot7