Aurel Lala dhe Alesio Cakoni, 10 dhe 7 vjeç, fëmijët që ia dolën të shpëtojnë nga tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit pasi u hodhën nga dritarja, kanë marrë këtë mbrëmje surprizën e jetës.

Dy të mbijetuarit që fluturuan nga dritaret e pallatit të tragjedisë në Thumanë, kanë lënë spitalin dhe janë takuar në Itali me Cristiano Ronaldon, sulmuesin e Juventuesit dhe Gianluigi Buffon, gardianin e portës së Juventusit, portierin e njohur italian.

Aureli dhe Alesio takojnë në Itali Cristiano Ronaldon dhe Gianluigi Buffon

Kryeministri Edi Rama i ka marrë djemtë me vete në Itali, ku ka realizuar takimin me futbollistët e tyre të preferuar.

"Pasi lanë spitalin duhet të rifillojnë rrugën e jetës, që u’a urojmë të gjatë, me shëndet e gëzime", thotë kreu i qeverisë.

Yjet e futbollit pyesin nëse janë vëllezër, ndërsa kryeministri u përgjigjet: Jo, jetonin në të njëjtin pallat. Kanë humbur dhe familjarët.

"Ishte tërmet i tmerrshëm, patëm 51 të vdekur", vijon më tej Rama.

Luan futboll? Pyesin një prej fëmijëve, teksa i emocionuar nga ky takim, ai përgjigjet: Po

Edi Rama: Është pak mbipeshë.  

Cristiano Ronaldo dhe Buffon, u kanë dhuruar djemve bluzat me emrin e tyre në të cilat kanë lënë autograf me emrin e fëmijëve.

Por Rama nuk e ka lënë me kaq dhe i ka thurur elozhe gardianit italian Buffon.

"Në Shqipëri Juventusi është besim fetar, dhe ti je Papa''- i thotë kryeministri i Shqipërisë.

Ndërkohë duket se Buffon ka qenë në dijeni pasi ka njohur në kuzhinier shqiptar që i ka thënë se në Shqipëri ka një 'fan club' tifozësh të Juventusit dhe janë të çmendur. 

VIDEO/Momenti kur Rama u premtoi bluzet e futbollistëve dhe takimi i dy fëmijëve të mbijetuar me Ronaldon e Buffon

 Alesio Cakoni 10 vjeç ka humbur babanë dhe motrën.

Alesio Cakoni u hodh nga kati i pestë i pallatit për të shpëtuar në momentin që ra tërmeti dhe sot fatmirësisht është mirë, ndërsa Aureli, u hodh nga kati i tretë për të vazhduar të jetojë gjatë. Aurel Lala humbi motrën nga tërmeti, nëna është lënduar lehtë, ndërsa babai ishte emigrant në Greqi dhe u kthye sapo mori vesh lajmin. Ndërsa Alesio i vogël, humbi babanë Kastriot Cakonin dhe motrën 15-vjeçare, Dritën. Gjatë vizitës që kryeministri Edi Rama i bëri të vegjëlve në spital, ata shprehën ëndrrën që kishin për të takuar dy futbollistët e preferuar. Dëshirë e cila ju plotësua sot, në këto momente të vështira për ta, teksa kanë humbur njerëzit e tyre.

VIDEO/Takimi i Ramës te Spitali i Traumës me dy fëmijët me 30 Nëntor

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:15
Buffon e krahason të mbijetuarin e Thumanës me futbollistin italian (ARSYEJA)

Gjatë takimit me yjet e futbollit, Cristiano Ronaldo dhe Gianluigi Buffon, ky i fundit duke iu drejtuar Alesio Lalës, tha se nga forma e syve ai ngjason me Marco Verratin, bashkëlojtarin e gardianit të Juventusit, tek kombëtarja italine. Ky sigurisht ka qenë një kompliment pasi Verrati njihet për sytë e veçantë. Ndërkohë në fund kur po përshëndeteshin, Buffon i thotë Aurelit 7-vjeçar, Ciao Verrati.

Ora 21:48
Jo vetëm takimin me Ronaldon dhe Buffon, Rama befason vogëlushin me surprizën e radhës mahnitëse (FOTO)

Alesjo dhe Aureli ditën e sotme kanë bërë realitet ëndrrën e tyre, ku kryeminstri Rama u ka mundësuar takimin me dy futbollistët e Juventusit, Gianluigi Buffon dhe Cristiano Ronaldo. Por surpriza nuk ka ndalur këtu.

Pak më pas Rama mbajti fjalën e dhënë, pasi njëri nga fëmijët kishte ëndërr dhe një takim me portierin e Milanit, Donnarumën. Në pamundësi për ta takuar, siç shprehet kryeministri, italiani i ka dhuruar një bluzë për vogëlushin.

“I dashur Alesio, të jam shumë pranë, të përqafoj shumë fort. Forca Milan”, është nënshkrimi që portieri i Milanit ka bërë në bluzën të cilën ia dhuroi vogëlushit.