'Fluturuan' nga dritarja prej tërmetit, Rama u bën suprizën e jetës dy fëmijëve: Takohen në Itali me Cristiano Ronaldon dhe Buffon (VIDEO)

Aurel Lala dhe Alesio Cakoni, 10 dhe 7 vjeç, fëmijët që ia dolën të shpëtojnë nga tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit pasi u hodhën nga dritarja, kanë marrë këtë mbrëmje surprizën e jetës.

Dy të mbijetuarit që fluturuan nga dritaret e pallatit të tragjedisë në Thumanë, kanë lënë spitalin dhe janë takuar në Itali me Cristiano Ronaldon, sulmuesin e Juventuesit dhe Gianluigi Buffon, gardianin e portës së Juventusit, portierin e njohur italian.

Aureli dhe Alesio takojnë në Itali Cristiano Ronaldon dhe Gianluigi Buffon

Kryeministri Edi Rama i ka marrë djemtë me vete në Itali, ku ka realizuar takimin me futbollistët e tyre të preferuar.

"Pasi lanë spitalin duhet të rifillojnë rrugën e jetës, që u’a urojmë të gjatë, me shëndet e gëzime", thotë kreu i qeverisë.

Yjet e futbollit pyesin nëse janë vëllezër, ndërsa kryeministri u përgjigjet: Jo, jetonin në të njëjtin pallat. Kanë humbur dhe familjarët.

"Ishte tërmet i tmerrshëm, patëm 51 të vdekur", vijon më tej Rama.

Luan futboll? Pyesin një prej fëmijëve, teksa i emocionuar nga ky takim, ai përgjigjet: Po

Edi Rama: Është pak mbipeshë.  

Cristiano Ronaldo dhe Buffon, u kanë dhuruar djemve bluzat me emrin e tyre në të cilat kanë lënë autograf me emrin e fëmijëve.

Por Rama nuk e ka lënë me kaq dhe i ka thurur elozhe gardianit italian Buffon.

"Në Shqipëri Juventusi është besim fetar, dhe ti je Papa''- i thotë kryeministri i Shqipërisë.

Ndërkohë duket se Buffon ka qenë në dijeni pasi ka njohur në kuzhinier shqiptar që i ka thënë se në Shqipëri ka një 'fan club' tifozësh të Juventusit dhe janë të çmendur. 

VIDEO/Momenti kur Rama u premtoi bluzet e futbollistëve dhe takimi i dy fëmijëve të mbijetuar me Ronaldon e Buffon

 Alesio Cakoni 10 vjeç ka humbur babanë dhe motrën.

Alesio Cakoni u hodh nga kati i pestë i pallatit për të shpëtuar në momentin që ra tërmeti dhe sot fatmirësisht është mirë, ndërsa Aureli, u hodh nga kati i tretë për të vazhduar të jetojë gjatë. Aurel Lala humbi motrën nga tërmeti, nëna është lënduar lehtë, ndërsa babai ishte emigrant në Greqi dhe u kthye sapo mori vesh lajmin. Ndërsa Alesio i vogël, humbi babanë Kastriot Cakonin dhe motrën 15-vjeçare, Dritën. Gjatë vizitës që kryeministri Edi Rama i bëri të vegjëlve në spital, ata shprehën ëndrrën që kishin për të takuar dy futbollistët e preferuar. Dëshirë e cila ju plotësua sot, në këto momente të vështira për ta, teksa kanë humbur njerëzit e tyre.

VIDEO/Takimi i Ramës te Spitali i Traumës me dy fëmijët me 30 Nëntor

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:15
Buffon e krahason të mbijetuarin e Thumanës me futbollistin italian (ARSYEJA)

Gjatë takimit me yjet e futbollit, Cristiano Ronaldo dhe Gianluigi Buffon, ky i fundit duke iu drejtuar Alesio Lalës, tha se nga forma e syve ai ngjason me Marco Verratin, bashkëlojtarin e gardianit të Juventusit, tek kombëtarja italine. Ky sigurisht ka qenë një kompliment pasi Verrati njihet për sytë e veçantë. Ndërkohë në fund kur po përshëndeteshin, Buffon i thotë Aurelit 7-vjeçar, Ciao Verrati.

Ora 21:48
Jo vetëm takimin me Ronaldon dhe Buffon, Rama befason vogëlushin me surprizën e radhës mahnitëse (FOTO)

Alesjo dhe Aureli ditën e sotme kanë bërë realitet ëndrrën e tyre, ku kryeminstri Rama u ka mundësuar takimin me dy futbollistët e Juventusit, Gianluigi Buffon dhe Cristiano Ronaldo. Por surpriza nuk ka ndalur këtu.

Pak më pas Rama mbajti fjalën e dhënë, pasi njëri nga fëmijët kishte ëndërr dhe një takim me portierin e Milanit, Donnarumën. Në pamundësi për ta takuar, siç shprehet kryeministri, italiani i ka dhuruar një bluzë për vogëlushin.

“I dashur Alesio, të jam shumë pranë, të përqafoj shumë fort. Forca Milan”, është nënshkrimi që portieri i Milanit ka bërë në bluzën të cilën ia dhuroi vogëlushit.



G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Loni: 07/12/2019 04:25

    Po pse ate kishin endrren e jetes?! Endrren per jeten mund te kene dhe qe jetojne. Nje karagjoz si ky vetem Saliun ka shok. Jep dhe imazhin e njeriut te palare, na nxori bojen. Java e tete, xhupi non stop.

    Përgjigju
    • Era: 07/12/2019 13:42

      Ka bere nje xhest shume te bukur keta femije pasi shikuan vdekjen ne sy realizuan nje enderr te vogel jetuan nje dite te lumtur. Ne keto raste nuk eshte nevoja per kritika Do ken kohe edhe te kujton termetin dhe te qajn per te afermit e vdekur.

    • al ta: 07/12/2019 10:28

      kujdes shendetin....mendor o loni.

    • Vucicdoli: 07/12/2019 09:10

      Aman mos na qaj

  • AltinTop: 06/12/2019 23:40

    Tashi pyll pa derra ska...por ky Kryeminister eshte vite drite larg paraardhesve te tij... Bravo!!!

    Përgjigju
  • Kafsha: 06/12/2019 22:28

    Bravo❤️

    Përgjigju
  • Ramazonj: 06/12/2019 21:31

    Nje Bravo e Madhe me ne fund!

    Përgjigju
  • Toni Tirane: 06/12/2019 21:09

    Hallal cuna

    Përgjigju
  • Adriatik: 06/12/2019 20:51

    Nje BRAVO e madhe per KM qe u realizoi ketyre dy vogelueshve enderren e jetes.

    Përgjigju
  • Arblri: 06/12/2019 20:24

    Rrofshi o shqipëtarë !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Altin Dumani me daljen në media sfidoi hapur presionet politike dhe mediatike! Ka fituar besimin e publikut dhe kanë qenë të suksesshëm

Spahiu: Altin Dumani me daljen në media sfidoi hapur presionet politike dhe mediatike! Ka fituar besimin e publikut dhe kanë qenë të suksesshëm