Ka humbur jetën drejtori i birrës "Peja", Ernest Jusufi.
Ai dyshohet se prej ditësh po luftonte kundër virusit Covid19, por fatkeqësisht ka humbur jetën. Jusufi po trajtohej në një spital në Shkup.
Lajmin e ka bërë të ditur Adriatik Kelmendi, gazetari i njohur kosovar.
“Ernest Jusufi, një afarist shembullor dhe një shok i mirë. Ngushëllime famijes dhe miqve të shumtë!”, ka shkruar Kelmendi.
Komento