Prokuroria e Tiranës vendos mosfillimin e hetimeve per ish-gjyqtarin kushtetues, Besnik Imeraj. Imeraj dha dorëheqjen si gjyqtar dhe ndaj tij u ndërpre Vettingu, por komisioni i Vettingut e kallëzoi penalisht për fshehje pasurie. Kallëzimi u depozitua në Prokurorinë e Përgjithshme, ndërsa organi qendror i akuzës e transferoi dosjen në Prokurorinë e Tiranës. 

Mosfillimi hetimeve ndaj ish-gjyqtarit Imeraj është bërë për mungesë të provave në kallëzim si dhe për mungesë të elementëve të veprës penale. Vendimi i Prokurorisë i është njoftuar edhe KPK-së ish-gjyqtarit imeraj. Ky është rasti i parë kur Prokuroria rrëzon një kallëzim të KPK-së. Pritet që KPK të ankimojë në gjykatë këtë vendim të Prokurorisë. 

Janë 11 gjyqtarë dhe prokurorë të ciilët kanë dhënë dorëheqjen për të ndërprerë Vettingun. Kallëzimi i parë për fshehje pasurie është ai ndaj ish-gjyqtarit të Kushtetueses, Besnik Imeraj. Dorëheqje nga sistemi dha edhe ish-kryeprokurori Adriatik Llalla, ndaj të cilit ka nisur një hetim në Prokurorinë e Durrësit për fshehje pasurie.  

Vettingu ka "kapur" dy gjyqtarë për mosjustifikim pasurie, atë të Kushtetueses Fatos Lulo dy javë më parë dhe gjyqtarin e Apelit të Durrësit këtë të premte, Besim Trezhnjeva. Ky i fundit nuk justifikonte pasurinë prej 20 mln lekë të reja dhe tre apartamente nga vitet e punës si gjyqtar. Ndërsa Vitore Tusha, gjithashtu gjyqtare kushtetuese doli e pastër nga Vettingu.