Angli-Një 27 vjeçar shqiptar është dënuar me 3 vjet burg pasi policia zbuloi një “shtëpi kanabisi” me vlerë 166,000 £ në një shtëpi në Cheshire më 23 shtator të këtij viti.
Neim Hoxha u paraqit në Gjykatën e Magjistraturës Chester më 26 shtator, ku u deklarua fajtor për prodhimin e drogës së klasit B, si dhe drejtimin e një automjeti pa patentë dhe pa siguracion.
Ai u mbajt në paraburgim dhe çështja u dërgua në Gjykatën Chester Crown më 16 dhjetor.
Pas vendimit me tre vite burg, gjyqtari tha se shqiptari duhet që të vuante të gjithë dënimin.