U konfirmua në detyrë, Komisioneri Publik ankimon vendimin kundër kryetares së gjykatës së Krujës

U konfirmua në detyrë, Komisioneri Publik ankimon vendimin kundër kryetares së gjykatës së Krujës

TIRANE-Komisioneri Publik njoftoi sot se ka ankimuar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për Alma Kolgjokën me detyrë Kryetare e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, e cila u konfirmua në detyrë në muajin dhjetor.

Njoftimi i plote i Komisionerit Publik
Komisioneri Publik, brenda afatit ligjor, ka ushtruar ankim në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit pranë Gjykatës Kushtetuese, kundër vendimit nr. 86, datë 17.12.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit znj. Alma Kolgjoka, me detyrë Kryetare e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë.

Komisioneri Publik konstaton se procesi i hetimit për kriterin e vlerësimit të pasurisë nuk është i plotë dhe, për rrjedhojë, në gjendjen që janë aktet, nuk mund të konkludohet se subjekti i rivlerësimit ka arritur një nivel të besueshëm në vlerësimin e pasurisë, sipas nenit 59, pika 1, germa “a” e ligjit nr. 84/2016.

Mbështetur në parashikimin e nenit F, pika 3 dhe 7 e aneksit të Kushtetutës, nenit 66 të ligjit nr. 84/2016, Komisioneri Publik kërkon që shkaqet e parashtruara në këtë ankim të merren në konsideratë nga ana e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit dhe, pas hetimit të plotë të kriterit të kontrollit të pasurisë, në përfundim të gjykimit të çështjes, të vendosë:

– Lënien në fuqi të vendimit nr. 86, datë 17.12.2018 ose

– Ndryshimin e vendimit nr. 86, datë 17.12.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit, znj. Alma Kolgjoka.

Mbështetur në pikën 1, të nenit 16, të rregullores së Institucionit të Komisionerëve Publikë, ankimi është publikuar në faqen zyrtare të institucionit: www.ikp.al.

Institucioni i Komisionerëve Publikë është ngritur dhe funksionon në bazë të nenit 179/b dhe aneksit të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, dhe ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

Komisionerët Publikë përfaqësojnë interesin publik gjatë procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kapshticë/ 5 ditët  e fundit, mbi 42 mijë hyrje dhe dalje në pikën e kalimit kufitar, shqiptarët kthehen në vendlindje për festat

Kapshticë/ 5 ditët e fundit, mbi 42 mijë hyrje dhe dalje në pikën e kalimit kufitar, shqiptarët kthehen në vendlindje për festat