U konfliktuan për guroren në Lepenicë, flet për Report Tv biznesmeni Salla: Të zbatohet vendimi i gjykatës, kam të drejtë... (VIDEO)

Rruga që të çon drejt guroreve në fshatin Lepenicë të bashkisë së Selenicës në Vlorë është bërë sërish burim konflikti tre ditë më parë mes dy biznesmenëve Ylli Salla dhe Vendim Durmishajt, ku janë përfshirë edhe familjarët e punonjësit e tyre. Në përplasjen e fundit ka mbetur i plagosur djali i Vendim Durmishajt, Paulo. Në lidhje me këtë ngjarje policia ka vënë në pranga një person ndërsa ka proceduar në gjendje të lirë 6 të tjerë.

Ndërkohë në një intervistë për Report Tv ka reaguar edhe biznesmeni Ylli Salla. Ai pretendon se i  ka fituar në të gjitha shkallët e gjygjësorit të drejtën për nxjerrjen e mermerit në Lepenicë të Vlorës. Ai pretendon se është braktisur nga policia e Vlorës të cilës i ka kërkuar me një shkrese zyrtare ta shoqëroje gjatë kohës që do dërgonte makineritë në fshatin Lepenicë.


Salla shprehet se në lidhje me pretendimet e personave se u ka premtuar se do ndanin aksione, shprehet se personi që ka qenë përgjegjës i rojeve në gjykatë është shprehur se nuk ka pretendime për aksionet.

"Ai ka qenë përgjegjës i rojeve madje edhe vete në gjykatë ka shprehur se nuk ka asnjë pretendim në lidhje me aksionet, ai shtyhet nga persona të tjerë që fshihej pas akteve të dhunës që janë kryer ndaj familjes sime dhe punonjësve të firmes. Unë i bëj thirrje organeve të zbatojnë vendimet e gjykatës dhe të mos bllokojnë punën në këtë biznes të cilin unë e ka kundrejt të gjitha ligjeve" përfundoj Salla.

Nga ana tjetër Durmishajt pretendojnë se gurorja fillimisht ka qenë në bashkëpronësi të biznesmenit Ylli Salla nga Elbasani dhe Vendim Durmishajt, por pas një konflikti mes tyre, Arlinda Durmishaj bashkëshortja e Vendim Durmishajy pretendon se Salla ka fituar të drejtën për të shfrytëzuar  guroren në mënyrë të padrejtë.

Por edhe Levend Veshaj përgjegjës i gurores së Ylli Salës thotë se ata e kanë fituar me ligj të drejtën për të punuar në gurore por pavarësisht kësaj ata nuk kanë mundur që të shkojnë në punë pasi sipas tij nuk janë lejuar.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja