Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi u kritikua ashpër për një poster të shpërndarë nga Bashkia që ajo drejton, ku shfaqej minarja e thyer e xhamisë. Nuk dimë nëse ishte lapsus, por shumë qytetarë e interpretuan si fyerje për besimin e tyre.
E si për të ndrequr gabimin, kryebashkiakja e Shkodrës ka postuar sot një video të myftiut të Tiranës, Ylli Gurra, që akuzon regjimin komunist për zhdukjen e librave fetare në bibliotekën e gjyshit të tij. Ndoshta ka dashur të na tregojë se kush janë armiqtë e vërtetë të fesë.
VIDEOJA E YLLI GURRES
Në familjen e gjyshit tim....
“....një pjesë e ketyre librave ndodhen ne bibliotekat personale te ish drejtuesve apo shërbyesve të sistemit. Disa i prishën. E disa të tjerë u groposën.
Dhoma e qitabeve, ishtë një dhomë e madhe, e lartë. Vajzat një javë punonin për ta pastruar. Aq shumë libra kishte...:”
Volta a eshte FANTASTIKE per mua eshte kryebashkjakja me e mire bile shume here me e mire se Erion Fik Velija
PërgjigjuGjynah për minaren, më vjen të qaj..
PërgjigjuZonjen edhe vete PD eshte penduar qe e ka zgjedhur kryebashkiake. As di te beje menaxheren e qytetit, as politikanen.
Përgjigju