BULQIZE- Rikthimi në vendlindje për të nisur një sipërmarrje me bimët mjekësore nuk ishte i lehtë per te riun nga Bulqiza Drilon Voci. Fillimisht u perball me mungese e besimi si nga pushteti lokal ashtu dhe nga komuniteti, pasi Bulqiza njihet vetem per indrustrine minerale.
“Vështirësitë e para kanë qenë në aspektin e besimit… Bulqiza njihet si qytet minerar. Ne e zbuluam këtë potencial përmes studimeve tona me studentët e UAMD-së. Këtu ka bimë të mrekullueshme, është parajsa e bimëve mjekësore.”
Por ne fakt, zona e Bulqizës ofron një larmi të madhe bimësh medicinale e aromatike. Mes tyre përfshihen Ideus, një lloj ferre që rritet në zonat malore. Po ashtu, Verbaskum qe përdoret për pastrimin e mushkërive.
Drilon Voci thote se mbledh bimet e njoma nga fermret e me pas i than ne kushte optimale per t’i cuar ne tregjet europiane e jo vetem.
“Bulqiza ka shumëllojshmëri bimësh. Ideus dhe Futikohën i kemi me treg të mirë. Verbaskumi përdoret për mushkëritë, është i mirë sidomos për ata që pinë duhan. Ne i trajtojmë sipas standardeve që kërkon tregu europian.”
Problemi me i madh per te eshte numri i ulet fermerëve. Çmimet kanë mbetur thuajse të pandryshuara, ndërsa kostot dhe inflacioni janë rritur.
“Një fermer që ka fituar 100 mijë lekë më parë, sot nuk ka më të njëjtën fuqi blerëse për shkak të inflacionit. Ne po përpiqemi të dalim në tregjet e jashtme për një çmim më të mirë.”
“Edhe menaxhimi lokal ndikon, sidomos pastërtia dhe ndotjet. Kjo reflektohet direkt në produktin ‘Made in Albania’.”
Bujqesia kërkon punë të vazhdueshme dhe fuqi punetore ndaj nuk nguron te jape kete mesazh per te rinjte.
“Mesazhi për të rinjtë është të afrohen me bujqësinë. Është punë e lodhshme, por në fund jep diçka konkrete. Të rikthehen në vendin e tyre".
Komente









Bimeve MJEKSORE eshte shqip, o te paditur!
Përgjigju