TIRANË- Erdhi për një vizitë në Shqipëri dhe për të kontrolluar banesën e saj, një 76-vjeçare me nënshtetësi amerikane pas shpërthimin të pandemisë ka mbetur e izoluar në Tiranë.
Andonika Kosova udhëtoi nga kontinenti i largët drejt vendlindjes, por mbeti pa askënd, në banesën e një mikeshe në Tiranë, në zonën e Don Boskos pas masave të marra nga qeveria. E moshuara nga Berati nuk ka njeri që të ofrojë ndihmë për të, ndërsa e mbetur vetëm nuk ka as para dhe as ushqime.
Familja e saj ndodhet në Amerikë dhe kërkesa e saj është që të paktën të lëvizë nga Tirana për të jetuar tek të afërmit në Berat, për të qenë më e sigurt, pasi në këto kushte në kryeqytet nuk ka njeri për ta ndihmuar. Në një lidhje të drejtpërdrejtë për Report TV në Repolitix ajo bën thirrje për ndihmë.
’’Kam 10 vite qe jetoj ne SHBA me familjen. Pasi mora pasaportën, çdo vit vij nga një muaj në Tiranë ku kam shtëpinë dhe e kontrolloj. Këtë radhë erdha, por më zuri epidemia këtu. Doja të ikja në Berat, por nuk më lejuan. Nuk e mendova që do zgjaste kaq shumë, prita një javë. Më thanë që të marrësh leje nga policia për të lëvizur. Shkoj në Komisariatin e Policinë nr. 3 bisedoj problemin dhe i thashë që ngela në Tiranë, sepse në Berat i kam të afërmit. Shtëpia ku jetoj është e motrës, e cila është në Amerikë. Kur vij në fillim qëndroj këtu për 2 net pastaj iki në Berat. Më tha nipi që do vinte të më merrte, policia e Beratit e ndaluan, sepse do e kthenin në Tiranë. Kam pyetur disa herë uniformat blu nëse mund të më jepnin një zgjidhje, por nuk më ndihmuan. Meqë jam 76- vjeç u dha urdhër që pensionistët të mos dalin fare. E vendosa që një herë në 10 ditë të dal të bëj pazaret pasi jetoj e vetme. Në Tiranë nuk kam asnjë njeri, në Berat i kam të gjitha kushtet dhe të afërmit. Tani kam mbetur pa para. Unë kam punuar në mjekësi dhe e di rëndësinë e masave të ndërmarra. Kam pensionin në Berat kam kushtet ekonomike të gjitha. Më nevojitet vetëm leja për në Berat’’-sqaroi për Report TV 74 vjeçarja.
a ka kalamaj a niper e mbesa kjo neneja?? Apo pjell lopa polli dhe kjo kerrica?
PërgjigjuHa seshte fatekeqesi ,qe kjo ndodhet ne pike te hallit..dikush mendon he se Jeton ne. USA dhe mund te jete e pasur ..Shpresojme qe shteti ta NDIMOJE,,
PërgjigjuPse levize ne kete pandemi nnk paska para po ti paska pasaporte American nuk paska pare sty ri se je mire ne kete moshe nuk ke pse leviz vetem kurre mos e bej me