'U mashtruam'! Pas protestës së grupit të studentëve, Rama nxjerr videon: Së shpejti gara për kampusin

'U mashtruam'! Pas protestës së grupit të studentëve, Rama nxjerr videon: Së shpejti gara për kampusin

TIRANE-Dy ditë më parë një grup studentësh protestuan te Korpusi duke akuzuar qeverinë për mashtrim, pasi sipas tyre nuk ka zbatuar pikat e Paktit për Universitetin, që u premtuan një vit më parë. Por kryeministri Edi Rama sot ka publikuar një postim ku shprehet se puna vijon në kantieret e Paktit për Universitetin. Së shpejti, thotë Rama do të fillojë edhe gara për Kampusin e Madh të Universitetit të Tiranës.

"Mirëmëngjes nga puna që vijon në kantieret e Paktit për Universitetin, sot Ju uroj një ditë të mbarë me konviktin e vajzave të Universitetit “Ismail Qemali” në Vlorë, teksa së shpejti starton gara për Kampusin e Madh të Universitetit të Tiranës" shkruan Rama në postim që e shoqëron me videon. 

Para dy ditësh në 22 janar, një vit nga protesta e dhjetorit të kaluar që u mbyll pas miratimit të Paktit për Universitetin disa nga studentët u shprehën se kushtet në konvikte vijojnë që të jenë të njëjtat, sipas tyre mizerabël, Karta e Studentit nuk është adresuar te nevojat që kanë, por për luks, ndërkohë që pakënaqësi shprehën edhe për tarifën e shkollës, bursën, bibliotekën dixhitale dhe cështje të tjera.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë