KRETE- Qytetarët e Kretës dhe bashkëatdhetarë janë solidaruzuar me familjen e Nikolës së vogël i cili u mbyt në det paraditen e së shtunës. Ata dëshironin që djali i tyre i vogël të prehej në atdhe por kjo procedurë kërkon para. Prandaj, të gjithë banorët janë bërë bashkë për të mbledhur 6000 Euro që do të ndihmojnë familjen shqiptare për të sjellë trupin e të voglit në Shqipëri që të varroset në vendlindje. Lajmi bëhet i ditur në një postim në facebook, shkruajnë mediat greke.
Paraditen e 1 qershorit 2024 djali i kishte ikur nga sytë mamasë e cila ishte në shtëpi me fëmijën e vogël dhe kishte shkuar të lahej në det.
Nëna e tij kishte vetëm pak muaj që kishte lindur fëmijën e dytë dhe ndodhej në shtëpi duke u kujdesur për foshnjen kur ndodhi tragjedia. Ndërsa i ati kishte qenë në punë kur mësoi lajmin tragjik.
Nëna e djalit ka dëshmuar në komisariatin e Viannos se ishte në shtëpi me 7-vjeçarin dhe foshnjën kur papritur i kishte humbur nga sytë. Kishte dalë ta kërkonte por për 10 minuta tragjedia kishte ndodhur! Fëmija, i cili ishte në klasë të parë, ishte larguar nga banesa disa metra larg plazhit dhe kishte shkuar në det.
Gruaja u ndalua fillimisht për shkelje të nenit 302 të Kodit Penal. (Vrasje nga pakujdesia) por më pas është liruar me urdhër të prokurorit publik, ndërkohë autoritetet pranuan se plazhi nuk kishte roje.
Xh.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?
-
Po
12.2%
-
Jo
83.6%
-
Nuk e di
4.1%
Vota total: 2861
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kurti në Greqi: Me pabarazinë në rritje, gjasat për diktaturë janë në ngritje
30 Qershor, 19:17
-
Greqia përballet me zjarre, ditën e djeshme shpërthyen 40 vatra në mbarë vendin
30 Qershor, 16:52
-
'Fredi Beleri do jetë në Parlamentin Europian', kryeministri Mitsotakis flet nga Brukseli: E sigurt që do të marrë detyrën si deputet
28 Qershor, 22:24
-
Greqi/ Çifti shqiptar detyroi 82- vjeçaren greke të firmos testament, i marrin 500 mijë euro pasuri
27 Qershor, 18:49
-
“E shoh në ëndërr shtëpinë dhe Çamërinë”, 80 vjet nga masakra kundër çamëve
27 Qershor, 18:07
-
Sulm pranë shtëpisë së kreut të Gjykatës së Lartë në Greqi! Atentatorët hodhën molotov në automjet, plagoset një polic
27 Qershor, 12:17
-
Greqi/ Sherr me thika në burgjet e Korydallos, një shqiptar mbetet i vrarë, një tjetër i plagosur (EMRAT)
26 Qershor, 13:48
-
Greqi/ Shpëtohen 77 emigrantë në det, erërat e forta rrezikuan mbytjen e varkës së tyre
24 Qershor, 08:31
-
Greqi/ Festa me fishekzjarre në jaht i vë zjarrin ishullit grek, 13 të arrestuar
23 Qershor, 12:57
-
Aksident i rëndë në Greqi! Ndërron jetë 25 vjeçari shqiptar
23 Qershor, 12:44
-
Drejtësia italiane e kërkonte për vrasjen e punonjëses së seksit, arrestohet në Janinë shqiptari (EMRI)
22 Qershor, 15:38
-
Greqi/ Shqiptari përplas gruan me makinë dhe e kërcënon, shpallet në kërkim
19 Qershor, 17:01