MIRDITE-Pas më shumë se 1 jave palombarët e Forcave të Armatosura kanë gjetur në ujërat e lumit Fan trupin e pajetë të 54-vjeçarit Fran Bardhi.
 
Për shkak të errësirës dhe për shkak se trupi i 54-vjeçarit është gjetur në një thellësi prej 4 m, i mbuluar nga balta dhe interte, palombarët  do të rifillojnë ditën e nesërme operacionin për nxjerrjen e trupit.
 
55-vjeçari është mbytur me datë 4 shkurt në ujërat e Lumit Fan në Mirditë.
 
Fran Bardhi po punonte në afërsi të Lumit kur është rrëmbyer nga rrjedha e ujit.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com