U merrte para bizneseve për mos t'i gjobitur, SPAK dërgon për gjykim ish-inspektorin e ISHSH, Marvin Mersini

U merrte para bizneseve për mos t'i gjobitur, SPAK dërgon për gjykim ish-inspektorin e ISHSH, Marvin Mersini

Godina e SPAK

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit si dhe Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit përfundojnë hetimet dhe dërgojnë për gjykim pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dosjen  në ngarkim të ish Inspektorit pranë Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor, Marvin Mersini. 

Ai akuzohet për "Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259, paragrafi i dytë i Kodit Penal

Sipas dosjes së SPAK Mersini shkonte në biznese dhe i kërcënonte se do i gjobiste nëse nuk i jepnin gjysmën e gjobës. Hera e fundit ishte më 24 maj 2023 kur Mersini ka vajtur për kontrolle në një biznes, edhe pse nuk ishte i planifikuar të shkonte, dhe ka bërë presion, duke pretenduar se biznesi nuk kishte licencimin e duhur për vijimin e aktivitetit. Mersini i thotë përfaqësuesit të biznesit se gjoba në këto raste shkonte deri në 1.000.000 lekë të reja, si dhe me mbylljen e biznesit.

Në këmbim të mos vendosjes së gjobës Mersini ka kërkuar gjysmën e shumës, pra 500.000 lekë të reja , por me kusht që një pjesë e kësaj shume monetare duhej të paguhej brenda 24 orëve.

"Nga hetimet e kryera ka rezultuar e provuar se, më datë 24.05.2023, Prokuroria e Posaçme është informuar nga hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit, që i pandehuri Marvin Mersini duke qenë me detyrën e Inspektorit pranë Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor, duke mos qenë i planizuar që të vente për kontroll tek subjekte të ndryshëm tregtarë, ka vajtur dhe ka ushtruar presion pranë një subjekti tregëtar në qytetin e Tiranës, duke pretenduar se nuk kishte liçensimin e duhur për vijimin e aktivitetit, dhe se gjoba në këto raste shkonte deri në 1.000.000 (një milion) lekë, si dhe me mbylljen e biznesit deri në likuidimin e kësaj mase administrative.

Më tej, i pandehuri i ka thënë administratorit të subjektit tregtar se “një problem i tillë” mund të zgjidhej kundrejt përfitimit të parregullt, vetëm pas marrjes prej tij të gjysmës së shumës së gjobës që vihet në raste të tilla, e më konkretisht të shumës prej 500.000 (pesëqind mijë) lekë, por me kusht që një pjesë e kësaj shume monetare duhej të paguhej brenda 24 orëve, ose në të kundërt do vijohej me procedurat administrative të aplikimit të gjobës dhe mbylljes së aktivitetit deri në likujdimin e masës administrative" informoi sot SPAK.

Arrestimi i ish inspektorit pranë Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor, Marvin Mersini u krye më 25 maj 2023 dhe në mjetin me të cilin po udhëtonte, ju sekuestrua dhe shuma monetare prej 200.000 (dyqind mijë) lekësh, e përftuar prej tij në mënyrë të paligjshme.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ndergjegja: 02/10/2023 15:21

    Drejtori i inspectorMersinit duhet dekoruar nga kryeministri ose presidentBeromi...çfare skuthërie e neveritshme me letraHigjenike ne xhep.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?



×

Lajmi i fundit

Operacioni ‘Revanshi’ i SPAK, Policia: 13 persona u larguan nga Shqipëria para zhvillimit të aksionit!

Operacioni ‘Revanshi’ i SPAK, Policia: 13 persona u larguan nga Shqipëria para zhvillimit të aksionit!