Nuk bllokohet Unaza e Re/ Banorët protestë në trotuar: Borschardt idiot! Peticion të shpallet 'non grata' (Ja si u provokua që u nxori gishtin e mesit)

TIRANE-Mbrëmjen e sotme, ndryshe nga sa ka ndodhur në të gjitha protestat e mëparshme, rruga te Unaza e Re nuk u bllokua nga banorët e 'Astirit', të cilët marshuan në trotuar deri te sheshi Shqiponja. Banorët u mblodhën si cdo natë në orën 18:00, ndërsa në gatishmëri ishin forca të shumta policie për të shmangur bllokimin e rrugës. Ndërkohë që nisën mbledhjen e firmave për të kërkuar shpalljen 'non grata' të ambasadorit të OSBE-së në Shqipëri, Bernd Borchardt, pasi mbrëmë u nxori gishtin e mesit, ndërsa sot kërkoi ndjesë. 'Ne kemi frikë vetëm Zotin. Unaza do ta shkulë nga themelet këtë klikë. Këtë duhet ta quajmë Ramovic. Ambasadori i përshëndeti banorët e Unazës së Re me një gjest të turpshëm, gjithashtu edhe ne ashtu e përshëndesim. Ai është këtu të vendosur balancën në vend për të qenë i paanshëm, cfarë e irritoi atë mbrëmë? Thirrja jonë; Rama ik? Kjo tregon se në anën e kujt anon.

Nuk mund të kërkoj ndjesë kaq thjeshtë, ai është një gjest që ofendon edhe kauzën tonë dhe cdo shqiptar të këtij vendi, që ka pak gjak dhe dinjitet. Ai nuk ishte gjest në inat e sipër, është vazhdim të sjelljes së tij të papërgjegjshme duke legjitimuar zgjedhjet e 30 Qershorit dhe duke mos thënë kurrë një fjalë të mirë për banorët e Unazës së Re. Kanë dërguar këtu njerëzit me të ulët. I them Bochardit se ne jemi qytetarë dhe kemi dinjitet, le të shkojë ti bëjë në vendin e tij ato. Ne do të kërkojmë me anë të një peticioni të shpallet 'non gratta' në Shqipëri, do i dërgohet Presidencës dhe OSBE-së. Ky njeri nuk e meriton të jetë në atë post" tha një banore.

Ndërsa një prej përfaqësuesve ligjorë të banorëve të 'Astrit' Artan Manushaqe zbuloi kush e provokoi ambasadorin duke iu drejtuar me fjalët "Shame on you" (Turp për ju) ç'ka solli më pas edhe gjestin e Borschardt. "Sikur e keni parë edhe dje, një ambasador që ka mbi 10 vjet në Shqipëri si ambasador si i BE-së dhe OSBE-së një protestë i përgjigjet me një gjest shëmtie të ulët. Nuk e kam parë reagimin, por kur e kam parë jam ndier i shqetësuar dhe kam pyetur cdo banorë mos e keni fyer? Një grua që dinte anglisht i kishte thënë në anglisht vetëm "Shame on you Borchardt". Por a është fjalë fyese kjo? Në Shqipëri vendosin shqiptarët dhe ti je i papranueshëm. Do të bëjmë peticion dhe do ia dërgojmë Presidentit, OSBE-së, Brukselit dhe të gjitha institucioneve të shikojë sjelljen e këtij idioti që ne nuk kemi për ta toleruar" tha Artan Manushaqe.

"Shame on you" është një shprehje që të rinj të forumeve politike të PD e LSI shkruan në hyrjen e pallatit ku banon ambasadori në Tiranë, pas një proteste të opozitës joparlamentare (para zgjedhjeve të 30 qershorit). Ndërkohë që nga protesta e djeshme u arrestuan ish-deputeti Klevis Balliu dhe 9 protestues, pasi bllokuan rrugën në të dyja drejtimet si dhe nuk iu bindën thirrjeve të Policisë. Me ndryshimet e reja në Kodin Penal, bllokimi i rrugëve duke penguar lëvizjen e lire të automjeteve është vepër penale dhe dënohet me burg deri në tre vjet burg, por një gjë e tillë nuk i pengoi banorët të cilët të udhëhequr nga Basha ndaluan qarkullimin e makinave.

  • Sondazhi i ditës:

    Frika nga varianti Delta, a është momenti i vaksinimit me detyrim për kategori të caktuara të popullatës ?

Komento

Komente

  • Alban: 15/10/2019 06:52

    Po per ju plehrat e unazes se re ca peticioni te bejme ne qytetarèt qe na zihet rruga per cdo nate nga ju? Edhe ambulances me te semure ja keni bllokuar rrugen. Po ju doni ata policat e djeshem qe treguan se ju jeni ca frikacake te felliqur qe merrni krahe nga politikanet dhe me interesantja ishte dje kur e kuptuat qe Balliu seshte me deputet dhe nuk mbron me veten e tij e jo me ju felliqesira.

    Përgjigju
  • Malokiqelburqevjeneramut: 14/10/2019 20:01

    Bwheni nje peticion se e sigurt qe 100 firma edhe mund ti mblidhni, gjithe qelbashet qe nuk dinë shkrim e këndim do jua japin firmën...

    Përgjigju
    • Astir: 14/10/2019 22:19

      Me i dhene nje "Peticion" " firmosnin qe jeni dakort qe ky te dekorohet, 100% i mer firmat po nga keto....

  • USA: 14/10/2019 19:44

    KA BER GABIM QE NUK JU KA NXJER K....SE ASHTU E MERITONI O PLERA

    Përgjigju
    • Edi Tama: 15/10/2019 01:51

      ti gej nga usa e korces rru urte

    • O tej: 14/10/2019 22:53

      Ka... in e kane pak

  • Gishtinkokes: 14/10/2019 19:29

    Po mi motra do coni letra lart e poshte se ju nxorri Borchardti gishtin e mesit. Politikanet shqiptare ua nxjerrin gishtin e mesit cdo dite 30 e kusur vjet e se keni vu ujin ne zjarr...

    Përgjigju
  • Dior: 14/10/2019 19:22

    Shpellare zhdukuni nga tirana,,,, funderrina te ndyra,,,qerrohuni se qelbet tiranen,,EDI RAMA JU LUTEM SHUME,, VAZHDO PUNIMET TEK PROJEKTI ASTIRIT,,SSHEMBI ATO SHTEPI--KACOLLE TE MALOKVE DHE NDERTO RRUGEN AQ TE DESHIRUAR NGA POPULLI I TIRANES,,,MJAFT PRITEM......

    Përgjigju
    • Shpellari: 14/10/2019 22:09

      O legen Dior cfare po' flet kshu. Po' te kishe shpine ti ne ate vend. Ti qa do te baje do te linje femijet ne rruge. Mos pi shum hashash se te ban dam



×

Lajmi i fundit

John

Në pranga për mashtrim online, një prej të arrestuarve më parë kishte vjedhur një kishë në Voskopojë