Kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi thotë se nuk do të ngujohen në Kuvend, kur u pyet nga gazetarja e Report Tv Danjela Maloku mbi skenarët e ditës së enjte, kur do të votohet për imunitetin e Belinda Ballukut. Gazment Bardhi, i cili është i përjashtuar nga punimet e Kuvendit me 10 ditë, thotë se bashkë me Klevis Balliun do të jenë në protestën para Kuvendit. Bardhi tha për Report Tv se vendimi për përjashtimin e tij ishte politik, me qëllim që të pengohej të merrte pjesë në senacën e 12 marsit dhe të lexonte raportin e opozitës përmes së cilit kërkohet arrestimi i Ballukut.

“Se kam komentuar vendimin politik për përjashtimin e dy deputetëve të opozitës që reagojnë ndaj fyerjes më të rëndë që është kryer ndaj një zonje kryefamiljare që rrit e vetme dy vajzat e saj. E kam bërë të qartë në mbledhjen e Sekretariatit të Etikës që sa herë dikush do guxojë të fyejë një zonjë, do ketë reagimin tonë, përjashtimin e atyre që reagojnë. Kjo tregon për një vendim politik për të më penguar mua si relatori i kësaj çështje për të prezantuar raportin e opozitës në seancë plenare. Nuk ka shqetësim, se ka mjaftueshëm anëtarë opozita. Bashkë me Balliun do jemi me qytetarët para kuvendit. Sa i takon skenarëve të protestës, kjo është një çështje që do duhet të pyesni strukturat e organizimit të partisë”, tha Bardhi.


Lajmi kryesor:

PS kundër arrestimit të Ballukut/ Bardhi: Rama mbrojtës i korrupsionit, ‘të fortët’ që kërcënuan dëshmitarët janë grupet kriminale të Fierit