U prangos për vrasjen e babë e bir, gjykata mbyll në burg Klajdi Dokolin

U prangos për vrasjen e babë e bir, gjykata mbyll në burg Klajdi Dokolin

Klajdi Dokoli

Gjykata e Elbasanit, ka caktuar masën e “arrestit në burg” për Klajdi Dokolin, personin që u arrestua pak ditë më parë nga policia, lidhur me vrasjen e Gentian dhe Nezir Beqirit në 15 gusht 2012 në Elbasan.

Ka qënë gjyqtari Taulant Tafa, që vendosi të mbyllë në burg të riun, i cili sipas provave të mbledhura nga policia e këtij qyteti, rezulton se ka shërbyer si informator i familjes Çapja, ku qëllimi ishte vrasja e Gentian Beqirit.

Gjatë seancës gjyqësore Klajdi Dokoli, ka dhënë vetëm gjeneralitet, duke mos pranuar të japë asnjë shpjegim të mëtejshëm lidhur me akuzat e ngritura kundër tij, për ngjarjen e datës 15 gusht 2012. Me arrestimin e Dokolit, shkon në katër numri i personave të prangosur për vrasjen e babë e bir në Elbasan.

I pari që është arrestuar është Ervis Bardhi dhe më pas Etien Cani u ndalua në Itali, ndërsa një muaj më parë u arrestua në Athinë Jorgo Leku, një tjetër mik i familjes Çapja, që besohet se ka marë pjesë direkt në vrasjen e Gentian e Nezir Beqiri.

Leku, besohet se ka rrahur dhunshëm të moshuarin Beqiri, sapo ai pa momentin kur ju vra djali i tij, Gentiani në dhomën e gjumit. Për shkak të britmave të Nezir Beqirit, Olsi Leku, ka marë një jastëk dhe e ka mbytur, brenda në korridorin e apartamentit ku ndodhi krimi.

Pritet që operacioni dhe arrestimet për këtë ngjarje të vijojnë më tej, dhe ka shumë gjasa që kjo dosje ti kalojë prokurorisë së posaçme SPAK, pasi autorët kanë vepruar me detyra të ndara dhe të mirëorganizuar me njëri-tjetrin, ku qëllimi i vetëm ka qënë ekzekutimi në banesë të hasmit të Çapjave, Gentian Beqiri.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie

Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie