Gjykata e Shkodrës ka dhënë këtë të premte masën "Arrest me burg" për 30 ditë, për 3 personat e arrestuar gjatë operacionit të koduar “ Gre- Hot” para tre ditësh në qytetin e Shkodrës. Të arrestuarit janë shtetasit Ndue Ulaj, 33 vjeç, banues në fshatin Vrakë, Malësi e Madhe, Griseld Dekovi, 24 vjeç, banues në lagjen Dobraç, Shkodër, Gjokë Murçaj, 33 vjeç, banues në lagjen Partizani, Shkodër.
Ndërkohë, policia bën të ditur se për dy të arrestuarit e tjerë gjatë operacionit të policisë “Gre-Hot” Sajmir Karaj, 34 vjeç, dhe Florind Tole, 26 vjeç, të dy këta banues në Tiranë, gjykata vendosi lirimin e tyre përkundrejt garancisë pasurore.

Komente

