TIRANË- COVID-i ka marrë një tjetër jetë nga bluzat e bardha.
Report Tv mëson se ka ndërruar jetë nga virusi mjekja Flutura Hashrova, e cila ishte e shtruar prej disa ditësh në spitali 'Shefqet Ndroqi'.
Lajmin e ka dhënë mikja e saj, e cila shkruan se Hashrova ka luftuar me virusin deri ditën që u infektua vetë.
"Edhe një lajm tjetër i keq për komunitetin e mjekeve. Sot u nda nga jeta dr Flutura Hashorva, pneumologe, e cila shërbeu në pavionin e parë të pneumologjise pranë QSUT sëbashku me të nderuarin Prof Elez Selimin.
Në vitin 1983 u transferua në spitalin e mushkërive , ish-sanatoriumi e me pas pranë dispancerisë së Tiranës. Dr Flutura u shqua gjithmonë për profesionalizmin e saj, komunikimin e mire si me koleget dhe pacientet. Ajo dha kontributin e saj në luftën kundër këtij virusi të tmerrshëm deri ditën që u infektua dhe vete. Koleget me të cilët punoi për shumë vite në spitalin universitar Shefqet Ndroqi u përpoqën shumë por nuk e shkëputën dot nga kthetrat e vdekjes. Do ta kujtojmë gjithmoneë kolegen, shoqen dhe miken tone të dashur. Te qofte dheu i lehtë e dashur Flutura", shkruan mikja e saj, Anila Liko.
Më herët COVID-i i ka marrë jetën mjekut Drini Dobi. Ai nuk ia doli që të fitonte betejën me këtë virus, teksa ishte dërguar për kurim të specializuar në Itali.
Lajmi kryesor:
nuk ka pergjegjesi eprori se vartese rreshqiti nga truri per nje moment dhe beri hatan
Përgjigju