COVID-19 në Shqipëri/ 873 raste të reja dhe 14 viktima në 24 orët e fundit! Ndërron jetë mjekja Flutura Hashrova! Riinfektohen futbollistët Hysaj e Rrahmani

COVID-19 në Shqipëri/ 873 raste të reja dhe 14 viktima në 24 orët e fundit! Ndërron jetë mjekja Flutura Hashrova! Riinfektohen futbollistët Hysaj e Rrahmani

Spitali Infektiv

Këtë të enjte në vendin tonë u raportuan 873 raste të reja me koronavirus nga 2714 testime të kryera në 24 orët e fundit. Në këto testime përfshihen dhe ato të shpejtat.

Tirana mbete qyteti me numrin më të lartë të të infektuarve me 364 raste të reja. Fatkeqësisht 14 qytetarë nuk kanë arritur të fitojnë betejën me koronavirusin duke e çuar numrin total të viktimave në 965.

Gjatë kësaj periudhe janë shëruar 537 qytetarë duke e çuar numrin e përgjithshëm në 23,609 që nga fillimi i pandemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 436 pacientë, 29 në terapi intensive, 7 pacientë janë të intubuar.

Njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë:

Janë kryer 2714 testime, duke përfshirë këtu edhe testet e shpejta që kanë nisur të përdoren në 24 orët e fundit dhe kanë rezultuar pozitivë 873 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

364 raste në Tiranë, 100 raste në Fier, 67 raste në Durrës, 57 raste në Elbasan, 45 raste në Shkodër, 32 raste në Kavajë, 25 raste në Lezhë, 22 raste në Librazhd, 19 raste në Krujë dhe Sarandë, 18 raste në Lushnje, 13 raste në Kubrin, 11 raste në Malësi e Madhe, 10 raste në Koçë, Përmet, Peqin, 9 raste në Tepelenë, 7 raste në Delvinë, 6 raste në Gjirokastër, Mallakastër, 5 raste në Pukë dhe Gramsh, 4 raste në Kukës, 2 raste në Kolonjë, 1 rast në Devoll, Has, Vlorë, Berat, Pogradec, Dibër, Kuçovë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 537 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 23.609 që nga fillimi i epidemisë.

Numri i të shtruarve në spitale është i qëndrueshëm. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 436 pacientë, 29 në terapi intensive, 7 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 14 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID:  5 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Durrësi, 2 qytetarë Kruja, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Gjirokastra,  1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Saranda, 1 qytetar nga Kuçova të moshave 56-84 vjeç.

COVID-19 – Statistika (10 Dhjetor 2020)

Raste të reja ditore         873
Të shëruar ne 24 orë      537
Të shtruar në spitale      436
Humbje jete në 24 orë     14
Testime ditore             2.714
Testime totale          213.837
Raste pozitive           46.061
Raste të shëruara     23.609
Raste Aktive             21.487
Humbje jete                   965

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë   11707
Fier         1655
Durrës   1374
Korçë     1081
Vlorë      1067
Shkodër   977
Elbasan   894
Lezhë      798
Berat       744
Gjirokastër  485
Kukës      440
Dibër       265

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:52
Futbollistët Elseid Hysaj dhe Amir Rrahmani preken për herë të dytë me COVID! Rezultojnë sërish pozitiv në testet e kryera nga ekipi

TIRANË- Dy futbollistët Elseid Hysaj dhe Amir Rrahmani jan ëinfektuar për herë të dytë me COVID-19!

Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi i Napolicit, i cili ka bërë me dije se Hysaj dhe Rrahmani kanë rezultuar sërish pozitiv në testet e kryera nga ekipi.

Dy mbrojtësit janë karantinuar në banesë.

"Tamponët e kryer dje në mëngjes për lojtarët e ekipit janë të gjithë negativë ndaj COVID-19, me përjashtim të Amir Rrahmani dhe Elseid Hysaj, të cilët kanë ri- rezultuar pozitiv  dhe do të izolohen menjëherë në shtëpi duke pritur testet e reja", njofton ekipi.

Ora 09:42
U prek nga COVID, ndërron jetë mjekja Flutura Hashrova! Mikja: Luftoi virusin deri ditën që u infektua vetë

TIRANË- COVID-i ka marrë një tjetër jetë nga bluzat e bardha.

Report Tv mëson se ka ndërruar jetë nga virusi mjekja Flutura Hashrova, e cila ishte e shtruar prej disa ditësh në spitali 'Shefqet Ndroqi'.

Lajmin e ka dhënë mikja e saj, e cila shkruan se Hashrova ka luftuar me virusin deri ditën që u infektua vetë.

"Edhe një lajm tjetër i keq për komunitetin e mjekeve. Sot u nda nga jeta dr Flutura Hashorva, pneumologe, e cila shërbeu në pavionin e parë të pneumologjise pranë QSUT  sëbashku me të nderuarin Prof Elez Selimin.

Në vitin 1983 u transferua në spitalin e mushkërive , ish-sanatoriumi e me pas pranë dispancerisë së Tiranës. Dr Flutura u shqua gjithmonë për profesionalizmin e saj, komunikimin e mire si me koleget dhe pacientet. Ajo dha kontributin e saj në luftën kundër këtij virusi të tmerrshëm deri ditën që u infektua dhe vete. Koleget me të cilët punoi për shumë vite në spitalin universitar Shefqet Ndroqi u përpoqën shumë por nuk e shkëputën dot nga kthetrat e vdekjes. Do ta kujtojmë gjithmoneë kolegen, shoqen dhe miken tone të dashur. Te qofte dheu i lehtë e dashur Flutura", shkruan mikja e saj, Anila Liko.

Më herët COVID-i i ka marrë jetën mjekut Drini Dobi. Ai nuk ia doli që të fitonte betejën me këtë virus, teksa ishte dërguar për kurim të specializuar në Itali.  

E.M./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen