Një turiste polake është transportuar me helikopter për në Spitalin e Traumës në Tiranë, pasi është rrëzuar në zonën e Thethit.
Mësohet se 54-vjeçarja e identifikuar si Barbara Obranka ka thyer këmbën, por fatmirësisht nuk ka pasoja për jetën.
Turistja ka qënë duke ecur në kembë kur ka humbur kontrollin dhe ka rënë nga një shkëmb.
Helikopteri merr turisten e lënduar
Njoftimi i plotë:
Shkodër
Informacion Paraprak
Me datë 06.08.2018 në orën 17.00 jemi njoftuar se është dërguar në Spitalin e Traumës Tiranë, pasi ka marrë ndihmën e parë, shtetësja polake B. O. 54 vjeçe, pasi ka qënë për turizëm në Theth, është rrëzuar nga një shkëmb me lartësi rreth 3 metër, e cila ka dëmtuar këmbën.
Komento