Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) ka shkarkuar përfundimisht nga detyra ish prokurorin e Lezhës, Simon Pashukun. Pashuku u shkarkua nga (Komisioni i Pavarur i Kulifikimit) KPK, pasi dështoi që të provonte me dokumente burimin e pasurisë, ku përfshiheshin dhurime nga të afërmit dhe të ardhura qiraje, në total prej 80 mijë euro.
‘Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Ina Rama relatore, Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.25/2020, datë 02.06.2020, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Simon Pashuku kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 213, datë 22.11.2019.
![]()
Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:
Lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 213, datë 22.11.2019, që i përket subjektit të rivlerësimit Simon Pashuku. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. U shpall sot, në Tiranë, më datë 29.04.2022.’- njofton KPA.

