Komisioni i Rithemelimit ka reaguar në lidhje me shkarkimin, e kryetarit të Këshillit Kombëtar Edi Palokës, 5 anëtarëve të kryesisë së PD-së e 4 sekretarëve. Komisioni i Rithemelimit i cili u krijua në Kuvendin e thirrur nga Berisha, u bën thirrje sekretarëve të PD-së që t'i injorojnë këto njoftime. Sipas tyre, sekretarët duhet të vazhdojnë punën intensivisht për organizimin e referendumit të datës 18 dhjetor për shkarkimin e Lulzim Bashës.
'Kukulla e shkarkuar e Edi Ramës me 4446 vota delegatësh në Kuvendin Kombëtar të PD, ka shpërndarë sot përmes gaztorit të tij disa fletushka për “shkarkimin” e sekretarëve në disa degë të PD! Komisioni i Rithemelimit u bën thirrje të gjithë sekretarëve të injorojnë njoftimet pa asnjë vlerë juridike të deputetit Basha dhe të vazhdojnë intensivisht punën për organizimin e referendumit në dt 18.12.2021 duke respektuar kështu vullnetin dhe misionin e Kuvendit Kombëtar si organi me i lartë vendimmarrës i Partisë Demokratike. Kultura e përjashtimit ka marrë fund! Vetëm të bashkuar do mund të FITOJMË!'- njofton Komisioni i Rithemelimit.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha më 12 dhjetor, mblodhi Këshillin Kombëtar të kësaj partie, ku miratuan rezolutën e posaçme dhe shpallën Kuvendin e Berishës si anti-amerikan. Po ashtu këshilli votoi me votim të fshehtë, për shkarkimin nga të gjitha funksionet në parti të kryetarit të Këshillit Kombëtar, Edi Palokës, 5 anëtarët e kryesisë si dhe 4 sekretarë.
Më argumentin se kanë cenuar rëndë interesin elektoral dhe politik të Partisë Demokratike, shkarkimi ka nisur nga kryetari i Këshillit Kombëtar Edi Paloka, anëtarëve të kryesisë, Flamur Nokës, Aldo Bumçit, Gent Strazimirit, Albana Vokshit, Oerd Bylykbashit si dhe sekretarëve Ervin Minarolli, Ivi Kaso, Belind Këlliçi e Ledina Mandia, ku pritet dhe zëvendësimi i tyre me emra të rinj.
Keta ndyresira nuk jane grupi i rithemelimit por grupi anti AMERIKAN. Ti kundervihesh sot aleatit me te foret sot ne bote SHBA.....
PërgjigjuMu ne mes qenka jevgjiti. Ky jevgu do e nxjeri popullin nga varferia.
Përgjigju