U shkarkuan nga kryebashkiaku pa mandat, 2 nënkryetarët kallëzojnë Agim Kajmakun

U shkarkuan nga kryebashkiaku pa mandat, 2 nënkryetarët kallëzojnë Agim Kajmakun

TIRANË - Ish kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku apelon nga arratia mandat arrestin e gjykatës lëshuar në mungesë ndaj tij me kërkesë të Prokurorisë Tiranë. ReportTv mëson se Kajmaku është vënë në hetim për ushtrim të kompetencave tej afatit dhe shpërdorim detyre pasi është kallëzuar nga dy ish vartësit e tij, të cilët i shkarkoi pak ditë më parë.

Kallëzimi penal është depozituar nga Laureta Omeri dhe Hekuran Ibrahimi të cilët Kajmaku i zëvendësoi me Gentian Picarin. Ky veprim sipas prokurorisë është kryer në shkelje të ligjit dhe dyshohet se Kajmaku ka falsifikuar edhe dokumentet zyrtare përfshi numra protokolli e datë vendimi. Në dokumente shkarkimi i tyre mban datën 31 tetor, por dyshohet që Kajmaku t'i ketë marrë vendimet pas 1 nëntorit, datë kur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i hoqi mandatin dhe të ketë falsifikuar dokumentet zyrtare.

Të premten prokuroria ka marrë në pyetje edhe nënkryetarin Picari të zgjedhur nga Kajmaku të cilit ika sekuestruar edhe telefonin. Prokuroria pritet ta ekzaminojë telefonin e Picarit për të zbardhur bisedat e ti me Kajmakun.

Njoftimi i seancës kur kërkohet heqja e masës së sekuestrimit të celularit të nënkryetarit Bashkisë Vorë, Gentian Picari

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Lojtari shijakas dërgohet në spital, pse u ndal ndeshja Flamurtari - Erzeni në Kategorinë e Parë

VIDEO/ Lojtari shijakas dërgohet në spital, pse u ndal ndeshja Flamurtari - Erzeni në Kategorinë e Parë