U shpall e vdekur me COVID-19, gjendet e gjallë në spital

U shpall e vdekur me COVID-19, gjendet e gjallë në spital

Një grua 74-vjeçare nga Ekuadori, e cila u shpall e vdekur me koronavirusi është gjetur e gjallë në spital. Familja e saj u lajmëruar nga autoritetet dhe pas 3 javësh iu çua dhe hiri i saj. Por në fakt nga gjithë kjo histori ka pasur një gabim në identitetin e viktimës duke e ngatërruar atë me 74-vjeçaren e cila ndodhej në koma 3-javore.

Pas zgjimit nga koma ajo ka kërkuar të takojë familjarët, ku u mësua dhe gabimi, por është ende e paqartë se hirin e kujt i kanë çuar familjes.

Alba Maruri, e moshuara e cila u shpall e vdekur, jeton në qytetin e Guayaquil, epiqendra e shpërthimit të Covid-19 të Ekuadorit. Ajo u shtrua në spital me temperaturë të latë dhe vështirësi në frymëmarrje.

Më 27 Mars familjes së saj iu tha që ajo kishte vdekur dhe i treguan një kufomë në morgun e spitalit, por iu kërkua që të mbahesj distanca për shkak të frikës së ngjitjes së virusit.

Nipi i zonjës Maruri, Jaime Morla, u tha zyrtarëve të spitalit se ai mendonte se ishte tezja e tij.

"Kisha frikë ta shihja fytyrën e saj. Unë isha një metër e gjysmë larg. Viktima kishte të njëjtat flokë, të njëjtin ton të lëkurës me tezen time", tha Morla për AFP.

Fatmirësisht 74-vjeçarja fitoi 'jetën e dytë', ndërsa një ekip nga spitali vizitoi shtëpinë e familjes për të kërkuar falje. Ata u justifikuan se spitali kishte qenë në kaos në atë kohë për shkak të numrit të rasteve të larta me koronavirus dhe vdekjeve të ndodhura.

Ekuadori është prekur rëndë nga pandemia COVID-19, ku aktualisht ka më shumë se 22 000 raste dhe gati 600 vdekje të raportuara.

Alba Maruri, 74-vjeçarja që u shpall e vdekur gabimisht

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë