Një ngjarje sa e çuditshme aq edhe komike ka ndodhur në Turqi. Një person i dehur i shpallur i zhdukur nga familjarët i është bashkuar kërkimit policor për zhdukjen e tij, pa kuptuar se ishte ai personi që po kërkohej.
Ngjarja ka ndodhur në Inegol të Turqisë, ku një 50-vjeçar Beyhan Mutlu teksa ishte duke pirë me miqtë e tij u fut drejt një pylli ku u zhduk për orë të tëra. Kjo bëri që familjarët e tij të lajmërojnë autoritetet, të cilët organizuan një grup për të gjetur 50-vjeçarin.
Në gjendje të dehur pa kuptuar se çfarë po bënte, 50-vjeçari, i është bashkuar kërkuesve në pyll. Pas disa orë kërkimesh, vetëm kur dikush thërriti emrin e tij, ai e kuptoi që ishte i zhdukur dhe u përgjigj: “Unë jam këtu”.
Pas verifikimeve të policisë, 50-vjeçari është çuar në shtëpi.
Ai me ne fund 'e gjeti veteveten', ishte rrezuar dhe kishte perfunduar ne nje kanal ne Laprake... Kjo eshte e verteta. Dhe sa per pyje, kjo eshte nje histori qe ka ndodhur para 3 vjetesh, kur 'Ai' e gjeti veten per te disaten here, ne pillin e Divjakes ku ishte gjendur i vetmuar (i shkreti), duke ndjekur zogjte e pillit e duke ndigjuar kenget e tyre melodioze. Emri i sakte i ketij turku enigmatik, eshte Jashar Remzi Jangelleçi...
Përgjigju