U zhduk mes dallgëve në Jug, reagon për herë të parë Vittorio Sgarbi: Ishte pagëzim shqiptar

Vittorio Sgarbi ka reaguar për herë të parë pas incidentit në jug të vendit ku për pak e morën dallgët e detit. Kritiku i njohur italian thotë se ajo që ka ndodhur ishte një pagëzim shqiptar.

"Cdo gjë ok, jam mirë. Momenti më i mirë ka qenë kur u zhyta në ato dallgë të mrekullueshme që për pak më morën me vete, por dola më i forta. Vajza ime më shpëtoi, ka qenë një pagëzim shqiptar" tha Vittorio Sgarbi.

Video-mesazhin e ka publikuar kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli që po e shoqëron në turin e tij në Shqipëri. "Jam me Vittorio Sgarbi, gëzon shëndet të plotë për të gjitha ata që janë të shqetësuar. Sapo kemi vizituar Butrintin, Sarandën, Gjirokastrën dhe tani nga Tepelena po udhëtojmë drejt Beratit" tha Leli.


Lajmi kryesor:

Momente paniku në Palasë! Rrezikon të mbytet në det personaliteti italian Vittorio Sgarbi: Ishte pagëzim shqiptar (PAMJET)


  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Elisa Spiropali: Kërkojnë të na vënë përpara një tabaka të përbaltur, emisioni i RAI-t një pabesi ndaj shqiptarëve

Elisa Spiropali: Kërkojnë të na vënë përpara një tabaka të përbaltur, emisioni i RAI-t një pabesi ndaj shqiptarëve