/ATSH-AFP/ - SHBA-ja dhe Kuba do të diskutojnë sot në Uashington për vendosjen e marrëdhënieve të tyre diplomatike të shkëputura që prej një gjysmë shekulli, në kuadër të një përmirësimi historik të marrëdhënieve mes dy armiqve të Luftës së Ftohtë.
Për të katërtën herë që prej muajit janar, delegacionet e dy ministrive të Punëve të Jashtme u mblodhën në Departamentin e Shtetit për bisedime në kuadër të rihapjes së kancelarive dhe shkëmbimit të ambasadorëve mes dy kryeqyteteve.
Zëvendëssekretarja amerikane e Shtetit e ngarkuar për Amerikën Latine, Roberta Jacobson do të takohet me drejtoreshën e përgjithshme kubaneze të ngarkuar me SHBA-në, Josefina Vidal Ferreiro, të cilat do të jenë të rrethuara nga këshilltarët e tyre.
/Shqiptarja.com