E veçanta e këtij udhëtimi është : Rrobat e plazhit nuk janë të rëndësishme! Nudistët po shijojnë udhëtimin e tyre krejt të lirë, duke marrë rreze dielli e duke shijuar pushimin pranë pishinave të anijes gjigande. Kjo aventurë është e rrallë, por përmbush nevojat e atyre, që e pëlqejnë plazhin nudist. Gjëja rreptësisht e ndaluar në ambientin nudist është, që nuk lejohet të kryhen marrëdhënie seksuale në bordin e anijes. Anija superluksoze është 290 metra e gjatë, ka 13 ura, 9 restorante, 22 llozha.
Ky është një udhëtim “casual” ku pasagjerët nuk kanë nevojë të vishen shik apo serioz gjatë mbrëmjeve, por mjaftojnë panatallona të shkurtra dhe këmisha verore.
Anija mirëpret pushues të cilët dëshirojnë të bëjnë pushime të veçanta, pa marrë valixhe me vete. Kjo lloj eksperience po tërheq gjithnjë e më shumë turistë të cilat duan t’i bashkohen këtij udhëtimi, ndoshta duke u intriguar nga pamja e atyre që shohin në bord, por në fakt rregullat janë strikte.
(ad.ti/shqiptarja.com)