Ujërat mund të sjellin ngatërresë
midis Shqipërisë dhe Kosovës

Ujërat mund të sjellin ngatërresë<br />midis Shqipërisë dhe Kosovës
KOSOVE - Ndërtimi i HEC të Lapaj në zonën e Bushtricës mund të kthehet në një ngatërresë mes qeverisë së Shqipërisë dhe qeverisë së Kosovës, nëse nuk zgjidhet çështja e shfrytëzimit të ujërave të lumenjve që burojnë nga territori i Kosovës.

Hidrocentrali i Lapaj në zonën e Bushtricës, i cili u përurua dje nga Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha është i ndërtuar në kanionin e Grykës së Çajës, i shpallur si Monument i Natyrës Shqiptare nga Qeveria e Shqipërisë.

Lumi i Lapajve ku është ndërtuar hidrocentrali e ka burimin në territorin e Kosovës, ndërkohë që Qeveria e Shqipërisë ka dhënë edhe gjashtë leje të tjera koncesionare për ndërtim hidrocentralesh në lumin e Lapajve, si dhe 13 leje për ndërtim hidrocentralesh në një tjetër lumë që e ka burimin në Kosovë, pikërisht në lumenjtë që vijnë nga Orqusha dhe nga Glloboçica e Dragashit. Të tre lumenjtë janë të projektuar si ushqyes për Hidrocentralin e Zhurit.

Kosova dhe Shqipëria ende nuk ka nënshkruar ndonjë marrëveshje për ujërat midis tyre, përfshirë edhe ato ndërkufitare dhe "Koha ditore" shkruan sot se shkaku i mosarritjes së ndonjë marrëveshje për ujërat ka qenë pikërisht problemi i ndërtimit të HEC-it të Zhurit. Ndërtimi i tij ishte vënë në pikëpyetje pas vendimeve të Qeverisë së Shqipërisë për dhënien e lejeve për ndërtimin e hidrocentraleve të vogla në pjesën e vet, por me ujërat që rrjedhin nga Kosova.

Ndërkohë që heshtja e zyrtarëve në Kosovë, prej më shumë se një viti, ka bërë që në pjesën e Shqipërisë të vazhdojë puna për ndërtimin e HEC-eve duke “shkrirë” njëherësh edhe lejet e “ngrira” dhe duke dhënë edhe gjashtë leje të tjera një kompanie italiane për ndërtimin e gjashtë HEC-eve të tjerë në Grykën e Çajës, ku ujërat që përshkojnë ketë grykë e kanë burimin në Kosovë.
 
E përditshmja kosovare shkruan sot se ndërtimi i këtij HEC është bërë pa marrëveshje me qeverinë e Kosovës për shfrytëzimin e ujërave, pasi mes Shqipërisë e Kosovës nuk është zhvilluar asnjë takim, as në nivele ekspertësh që nga tetori i vitit 2010.

Qeveria e Shqipërisë ka miratuar para tre vjetësh një kontratë të Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë e Energjetikës që kjo e fundit ka lidhur me një grup investitorësh shqiptarë për ndërtimin e 18 HEC-eve në zonën e Kukësit mbi lumenjtë që burimin e kanë në Kosovë dhe shërbejnë si ushqyesi kryesor për këto hidrocentrale, por edhe për Hidrocentralin e Zhurit.  Ndërtimi i 18 HEC-eve do të prodhojë rreth 80 mega energji elektrike. Njëri prej tyre është përuruar dje, ndërsa shumë prej tyre kanë hyrë në fazën intensive të ndërtimit, pavarësisht kundërshtive nga komuniteti dhe shoqatat mjedisore, por edhe pa ndonjë marrëveshje me Kosovën për ujërat.

Referuar pikërisht ndërtimit të Hidrocentralit të Zhurit Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha u pati bërë thirrje palëve që të hyjnë në bisedime tregtare, në të kundërt do të jetë një gjykatë ndërkombëtare që do të zgjidhë konfliktin, pati deklaruar Berisha.

Projekti i Hidrocentrali Lapaj shfrytëzon ujërat e lumit të Bushtricës, i cili buron në pjesën e Kosovës dhe ka një kapacitet të instaluar prej 13,62 MW, me një prodhim mesatar vjetor të energjisë të vlerësuar prej 49.865 MWh. Hidrocentrali ka nisur punën dhe në të prodhohet energji e mjaftueshme për të mbuluar nevojat e më shumë se 22.000 familjeve.

(eç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Një muaj më parë KPK e konfirmoi në detyrë, kush është kryeprokurori i Vlorës që u kap nga SPAK

Një muaj më parë KPK e konfirmoi në detyrë, kush është kryeprokurori i Vlorës që u kap nga SPAK