Uji në autostradë, Prokurori:
Ja cilët zyrtarë do hetojmë

Uji në autostradë, Prokurori:<br />Ja cilët zyrtarë do hetojmë<br>
Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet lidhur me përmbytjet e shkaktuara në autostradën Tiranë-Durrës. Uji që vërshoi pas rreshjeve të shiut, solli dëme të mëdha në bizneset e zonës, ndërkohë që shumë qytetarë që ishin duke udhëtuar në autostradë kanë mbetur të bllokuar duke mos arritur të lëvizin asnjë metër automjetet e tyre.

Një grup hetimor i përbërë nga policia ndërtimore, policia e rendit dhe prokuroria e Tiranës kanë qënë dje të pranishëm në vendin e përmbytjes, duke vlerësuar nga afër situatën e dëmveve dhe shkaktarët. Prokurori Ervin Karanxha që ishte i pranishëm në zonën e përmbytjes paralajmëroi nga Vora se organi i akuzës do kryejë hetime për ndërtimet pa leje pranë autostradës dhe projektin e mbjelljes së palmave.

"Do verifikohet nëse ka apo jo elementë të veprës penale që shkaktuan përmbytjet. Do verifikohen ndërtimet pa leje, bizneset dhe bllokimi i kanaleve kulluese. Kemi marrë denoncimet e bizneseve dhe banorëve, po bëjmë verifikimet tona. Sigurisht që do jenë objekt i hetimeve edhe palmat, por këtu ku ka ndodhur kjo nuk shohim ndonjë palmë. Qytetarët nëse kanë pretendime të bëjnë kallëzim në Prokurorinë e Tiranës"-tha prokurori Karanxha.

Medohet se dëmtimi i kanaleve kulluese të ketë dëmtuar këtë aks, çka bëri që një natë më parë të bllokohet nga përmbytjet. Ndër të tjera prokurori Karanxha gjatë një komunikimi telefonik me “Shqiptarja.com” tha se në fokusin e hetimit që tashmë ka nisur do jenë dhe zyrtarë të Aluizni, zyrtarë të ish-komunës Kashar dhe bashkisë Vorë, që kanë miratuar lejë ndërtimi për biznese të ndryshëm, duke ndërtuar mbi kanale kulluese apo duke ngushtuar këto kanalizime.

Tashmë ky hetim është në fazën fillestare dhe është herët të flitet për fajtorët që sollën përkeqësimin e situatës së përmbytjes në autostradë. Me nisjen e hetimeve, policia ndërtimore siç duket po paralajmëron një operacion të gjerë për prishjen e ndërtimeve pa lejë në këtë zonë, e cila kohët e fundit është mbipopulluar me ndërtime pa lejë dhe pa kriter.

Kjo nuk është hera e parë që autostrada Tiranë-Durrës është bërë “liqen” nga vërshimi i ujit. Një vit më parë, nga reshjet e shiut në autostradën Tiranë-Durrës, ka pasur probleme me qarkullimin për shkak të ujit, por jo të bllokohej i gjithë segmenti rrugor. Ndërkohë pak biznese kanë mbetur të dëmtuar, përfshirë këtu dhe qëndrën tregtare “City Park”.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

AMF mbledh sektorin financiar për festat! Kaçi: Prioritet zbatimi me transparencë i rregullores së faktorëve të riskut!

AMF mbledh sektorin financiar për festat! Kaçi: Prioritet zbatimi me transparencë i rregullores së faktorëve të riskut!