Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare Ledjon Krisafi foli në Studio Live lidhur me luftën në Ukrainë. Sipas tij, Ukraina po humbet terren çdo ditë.
'Në terren iniciativa është në krahun e rusëve. Ukraina është në mbrojtje. Nuk ka bërë hap para, në fron po e humbet luftën. Po bëhet luftë në Donjeck. Ukraina po humbet terren çdo ditë. Ofensiva në Kursk ka dështuar totalisht. Rusët janë futur dhe në qytetin që u bë simbol i Kurskut, i kanë shtyrë ukrainasit më tutje. Pamja për Ukrainën është katastrofale.'
Për Arbër Hitajn, Krisafi thekson se plani i Zelensky për fitore duket shumë ambicioz por i parealizueshëm.
'Plani i Zelensky është shumë ambicioz por nuk ka lidhje me realitetin. Po humbin në gjithë vijën e frontit. Ka thënë prerë që Ukraina nuk jep territor, por në Europë ka ndryshim të rëndësishëm në sfond me krerët e shteteve europiane. Për të arritur paqen ndoshta duhet të japin territor Rusisë.'
Ky dështim i Ukrainës vijon më tej Krisafi ka të bëjë me mungesën e armatimeve të Ukrainës.
'Ka lidhje me faktin që sasia e armatimeve nuk ka qenë e duhura. Rusia ka prodhuar jashtëzakonisht shumë. Edhe perëndimi nuk po e mban në këmbë këtë lloj prodhimi. Predhat e artilerisë ka qenë në raportin 1 me 5.
Perëndimi mund të bënte më shumë.'
G.K/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?
-
Po
66.2%
-
Jo
26.8%
-
Nuk e di
7.1%
Vota total: 3117
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zëvendëskryeministri serb përsëri në Moskë, takim me shefin e spiunazhit të Rusisë
16 Tetor, 13:15
-
Lufta në Ukrainë/ Më 16 tetor Zelensky do të prezantojë ‘Planin e Paqes’
15 Tetor, 12:07
-
Shërbimet sekrete gjermane nën alarm nga kërcënimi rus
15 Tetor, 07:14
-
Ukraina i kërkon Brazilit ta arrestojë Putinin, nëse ai merr pjesë në samitin e G20-ës
14 Tetor, 15:31
-
Zelensky: Koreja e Veriut po dërgon ushtarë dhe armë në Rusi
14 Tetor, 14:56
-
Furnizoi Rusinë me raketa balistike, BE do të vendosë sanksione ndaj Iranit
14 Tetor, 14:13
-
Arti ukrainas i luftës së re
14 Tetor, 10:27
-
Kremlini: Putin është i hapur për dialog me Scholzin
13 Tetor, 15:53
-
Agjencia iraniane: Teherani dërgon dy satelitë në Rusi, për t'u lëshuar në orbitë
12 Tetor, 20:46
-
Zelensky përmbyll turin europian pas takimeve me Macron, Melonin dhe Papën: Siguruam pajisje për mbrojtjen ajrore dhe prodhim dronësh
12 Tetor, 20:04
-
Gjermania mund ta dërgojë në Ukrainë, Koreja e Jugut teston super-raketën Taurus, pse është kaq vdekjeprurëse
12 Tetor, 16:39
-
Lufta në Ukrainë, Steven Seagal besnik ndaj Kremlinit, aktori: Jam gati të vdes për Putin
12 Tetor, 15:34