Kievi konfirmoi sot se presidenti rus, Vladimir Putin kishte pranuar mundësinë e vendosjes së një misioni për ruajtjen e paqes në lindjen rebele proruse të Ukrainës, një njoftim që nuk u konfirmua nga Kremlini.
"Në kuadër të diskutimeve përsa i përket rrugëve për zgjidhjen paqësore të konfliktit, presidenti rus, Putin pranoi mundësinë për të vendosur një kontigjent për ruajtjen e paqes në Donbass, rajon minerar në lindjen ukrainase, një pjesë e të cilës është nën kontrollin rebel", deklaroi presidenca ukrainase në një komunikatë, në përfundim të një bisede telefonike mes drejtuesve francez, gjerman, ukrainas dhe rus.
Komunikata e publikuar respektivisht nga Kremlini dhe presidenca franceze menjëherë pas kësaj bisede nuk ka përmendur një marrëveshje të tillë.
Teksti i Kremlinit është mjaftuar të theksojë se pjesëmarrësit kanë konstatuar disa progrese përsa i përket armëpushimit dhe tërheqjes së armëve të rënda nga zona e konfliktit, që ka shkaktuar më shumë se 6 100 të vdekur në një vit./
/atsh/
/Shqiptarja.com