KIEV, 1 dhjetor /ATSH-AFP/ - Të paktën tre ushtarë ukrainas u vranë në 24 orët e fundit dhe 14 të tjerë u plagosën në lindjen separatiste të Ukrainës, ku luftimet janë dyfishuar në aeroportin e Donetskut, një nga pikat më të nxehta të konfliktit.
"Tre ushtraë ukrainas u vranë dhe 14 të tjerë u plagosën", njoftoi Andri Lyssenko, zëdhënës i operatorit ushtarak të drejtuar nga Kievi në Lindje.
Përplasjet më të forta zhvillohen në rrënojat e aeroportit të Donetskut, që zgjasin prej muajsh mes rebelëve prorusë dhe ushtrisë ukrainase. Lyssenko njoftoi se ishte e pamundur që të përllogariten të gjitha humbjet në këtë zonë për shkak të luftimeve të pandërprera prej tre ditësh.
Sipas tij, forcat ukrainse janë dërguar gjithashtu në Stanjica Luganska, pranë bastionit separatist të Luganskut, ku ushtria ukrainse ka vërejtur një grupim të armëve të rënda në krahun rebel.
Në Donetsk, tjetër bastion i rebelëve prorusë, disa dhjetra predha shpërthyen gjatë natës, duke dëmtuar një godinë banimi dhe duke bërë shumë të plagosur, sipas gazetarëve në terren. Bashkia nga ana e vetë flet për 14 civilë të plagosur.
Konflikti mes rebelëve prorusë dhe ushtrisë ukrainse që shkatërron lindjen e vednit prej shtatë muajsh, sipas një bilanci të fundit të OKB-së ka bërë më shumë se 4 300 të vdekur dhe 930 mijë të shpërngulur./
/G.S/