Ulet kurba! 13 raste të reja me COVID gjatë 24 orëve të fundit, 3 staf mjekësor, 75% e të prekurve të shëruar (VIDEO)

TIRANË- 13 raste pozitive kanë rezultuar gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë 7 persona më pak se djepërkatësisht 11 raste në Tiranë, 1 rast në Krujë dhe 1 rast në Shkodër duke e çuar numrin total në 1197 raste.

Janë testuar 39 personel shëndetësor nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 3 raste, kontakte të rasteve të mëparshme pozitive.

Sipas Dr. Marjeta Dervishi nga Instituti i Shëndetit Publik,në spitalin infektiv aktualisht po trajtohen 23 të prekur, nga të cilët 5 janë në terapi intensive, njëri prej tyre është i intubuar. Rreth 8% e të prekurve aktivë po trajtohen në spital kurse pjesa tjetër po ndiqen nga mjekët e familjes. Rreth 75% e të prekurve janë tashmë të shëruar.

Në vendin tonë janë 266 persona aktivë me COVID-19, ku në Tiranë janë mbi 68 % e të prekurve, kurse pjesa tjetër janë kryesisht në Durrës, Kamëz, Krujë dhe që nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 17 mijë testime molekulare dhe serologjike.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton qytetarët të tregohen të kujdesshëm, duke respektuar rregullat e vendosura, për të ruajtur veten dhe të afërmit. Mos neglizhoni shenjat e sëmundjes dhe për çdo shqetësim telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127. Për informacion në lidhje me COVID19 dhe këshillim psikologjik, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40.

COVID-19 – Statistika (4 Qershor 2020)

Testime totale                         17099

Testime molekulare                15647

Testime serologjike                 1452

Raste pozitive                          1197

Raste të shëruara                       898

Raste Aktive                             266

Humbje jete                                33 (Qarku Tiranë 20, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:

Tiranë           183

Krujë             23

Durrës           15

Kamëz            12

Shkodër         11

Mat                 9

Lushnje           6

Berat               2

Fier                 2

Korçë              1

Librazhd          1

Mallakastër     1

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Arne Slot e konfirmon: Dua të jem trajner i Liverpoolit, klubet po negociojnë

Arne Slot e konfirmon: Dua të jem trajner i Liverpoolit, klubet po negociojnë