Ulet numri i të prekurve me COVID-19, rekord të shëruarish! 6 humbje jete, 93 raste pozitive me koronavirus në 24 orët e fundit

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë është shënuar një rekord të shëruarish. Janë 227 qytetarë që e kanë fituar betejën më sëmundjen në 24 orët e fundit, duke e çuar në 5441 të shëruar që nga fillimi i epidemisë. Sot në vendin tonë janë kryer 812 testime për vlerësimin e infektimit nga virusi SARS COV2, dhe 93 persona janë konfirmuar pozitivë me COVID-19.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 42 raste në Tiranë, 7 në Fier, 6 në Lushnje, 5 në Malësi e Madhe, nga 4 raste në Shkodër, Durrës, Korçë, Mirditë, 3 në Kavajë, nga 2 raste në Elbasan, Has, Vlorë, Librazhd, Gjirokastër, nga 1 rast në Devoll, Kamëz, Mat, Përmet.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe "Shefqet Ndroqi" po trajtohen 182 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 23 në terapi intensive nga të cilët vetëm 7 pacientë janë të intubuar.

Ju informojmë se në dy spitalet COVID janë gjithashtu duke marrë shërbim të specializuar 41 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, fatkeqësisht, në dy spitalet COVID, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen; një 63 vjeçar nga Lezha, një 67 vjeçare dhe një 70 vjeçare nga Tirana, një 70 vjeçar nga Librazhdi, një 72 vjeçar nga Kukësi dhe një 88 vjeçar nga Dibra.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bën apel për zbatimin me rigorozitet të masave të distancimit fizik, ruajtjen e higjienës dhe vendosjes së maskës me detyrim në ambientet e mbyllura dhe kudo ku nuk mund të ruhet distanca.

COVID-19 – Statistika (1 Shtator 2020)

Testime totale                   63649

Raste pozitive                   9606

Raste të shëruara             5441

Raste Aktive                     3875

Humbje jete 290 (Qarku Tiranë 135, Durrës 40, Shkodër 36, Elbasan 17, Fier 14, Korçë 12, Lezhë 11, Kukës 7, Vlorë 6, Dibër 6, Gjirokastër 4, Berat 2)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                   2027

Durrës                  513

Shkodër               290

Lezhë                  196

Korçë                  163

Elbasan               135

Fier                      135

Kukës                   132

Vlorë                    125

Berat                     81

Dibër                     41

Gjirokastër            37

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Mos harroni çadrat! Reshje shiu dhe temperatura deri në 14 gradë

Mos harroni çadrat! Reshje shiu dhe temperatura deri në 14 gradë