Dita e parë e shkollës është emocionuese jo vetëm për nxënësit por dhe mësuesit. Në prag të pensionit, mësuese Meleqe Hasa merr për herë të fundit klasën e parë.

Ndryshe e kane pritur ditën e pare te shkollës fëmijët e Goriçanit në Dimal. Janë 107 vogëlushë të kopshtit dhe arsimit fillor që nuk kanë shkollë, por zhvillojnë mësimin në lokalin e fshatit. Prindërit të shqetësuar kërkojnë rikonstruksionin e shkollës së dëmtuar nga tërmeti i 4 viteve më parë.

Viti i ri shkollor nisi me 1740 nxënës më pak më pak se 1 vit më parë në Qarkun e Lezhës. Fenomeni i braktisjes është shumë i theksuar në shkollat e Mirditës.

30 mësues në Fier dhe Mallakastër kanë mbetur pa punë për shkak të rënies së numrit të nxënësve. Krahasuar me një vit më parë, Fieri numëron 2700 nxënës më pak në arsimin 9-vjecar dhe të mesëm.

Analfabetizmi rrezikon të kthehet në Shqipëri, deklaroi kreu i kishës katolike në Shkodër, duke kërkuar më shumë vëmendje ndaj arsimit.

Gjashtë klasa të para nuk janë hapur në Korçë dhe Pogradec për shkak të rënies së numrit të nxënësve. Ndërsa në Pustec dhe Lekas nuk kishte asnjë fëmijë, ndaj shkollat u kyçën.

Nga raportimet paraprake të zyrave arsimore vihet re rënia e numrit të nxënësve në klasat e para dhe vitin e parë gjimnaz. Konkretisht në Dibër 668 nxënës me pak, ne Kukës 215, ne Korçë 223, në Vlorë 170 nxënës më pak se vitin e kaluar.