Ulqinaku: Jemi në pikun e pandemisë, nuk presim boom rastesh në vijim (VIDEO)

Dritan Ulqinaku, epidemiolog dhe nëndrejtor i ISHP-së i ftuar në emisionin Repolitix në Report Tv tha se jemi në pikun e pandemisë së COVID-19. Ai thekson se këto shifra janë normale dhe të menaxhueshme kur çdo gjë është e hapur në vend. Ulqinaku thotë se ky trend shifrash të larta do të vazhdojë edhe për disa kohë, por nuk do të ketë rekorde të tjera.

"Kemi shtrime edhe vdekje, por situata është në raport me numrin e personave pozitiv që fatkeqësisht ka ardhur në rritje. Nuk është problemi a kemi mundësi, por a kemi njerëz të specializuar, të kualifikuar për t'u shërbyer atyre. Nuk shoh ndonjë frikë imediate. Është problemi i stafit më shumë se sa i ambienteve. Nuk pres ndonjë boom rastesh, ky trend do të vazhdojë edhe për disa kohë, mund ta menaxhojmë duke mos kaluar në mbingopjen e spitaleve. Është një trend normal i një jete normale meqë çdo gjë është hapur. Ky është piku që kemi duke pasur edhe këtë numër vdekjesh. Jemi në kohë të çuditshme, më vonë disa do të qeshin disa do të qajnë. Nuk kemi më shanse të kthehemi më pas. Të jemi secili të ndërgjegjshëm. Me një higjienë të maskës e duarve je 90% i mbrojtur. Aktualisht kemi 120 persona të shtruar. Kemi një numër të rritjeve në të gjithë botën dhe stabilizim të vdekjeve, do të thotë që kemi ulje të virulencës. Ai ka treguar se mund të vdesë edhe një boksier të shëndetshëm, por ka treguar që nuk mund të ndërrojë jetë një 100-vjeçar. Ka një ulje të ashpërsisë së tij në të gjithë botën", tha Ulqinaku.

Sipas Ulqinakut edhe mbyllja e clube-ve të natës dhe diskove janë një nevojë për momentin që të shmangen grumbullimet,  por nuk do të zgjasin shumë. Sipas Ulqinakut brenda një muaji do të hiqet dhe vendimi i qeverisë për mbylljen e diskove.

"Duhet të eliminojmë atë pjesë që se kontrollojmë shumë. Nuk zgjidhet kjo punë me gjoba. Qeveria mundohet  aty ku sensibilizimi nuk ka vepruar. Alkooli, nata , muzika bën që njerëzit të grumbullohen. Këto rregulla nuk duhet të vazhdojnë për një kohë të gjatë, sipas parashikimit tim brenda një muaji do të hiqen", tha Ulqinaku.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dari: 22/07/2020 23:28

    Ktij i q...t gruaja ... se ka mendjen te kovidi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK