Ultimatumi i Kim, Kristaq Kume: Ligji ia garanton marrjen e mandatit Berishës, gjithçka është në dorë të tij! S’ka detyrim Basha ta largojë nga grupi parlamentar

Ultimatumi i ambasadores Yuri Kim ndaj Lulzim Bashës që ish-kryeministri Sali Berisha i shpallur “Non Grata” nga SHBA të mos jetë pjesë e parlamentit të ri në shtator ka qenë temë diskutimi ditën e sotme në emisionin “Pa Protokoll”.

Ish kreu i KQZ Kristaq Kume duke folur për këtë temë tha se në asnjë dokument ligjor nuk parashikohen detyrime për kryetarin e partisë që t’i kërkojë të lërë mandatin.

“Në asnjë akt ligjor as në dokumentat e partive nuk parashikohen detyrime që kryetari i partisë ti kërkojë dikujt që ka fituar mandatin ta lëshojë, kjo mund të bëhet vetëm me ligj. Ne kemi ligjin për integritetin dhe pastërtinë e figurës ose ligji i dekriminalizimit.

Personat që ushtrojnë një detyrë të lartë shtetërore mund të jenë objekt i këtij ligji vetëm nëse kanë konsumuar një vepër penale që parashikohet nën nenin 2 të këtij ligji. Në rastin e Berishës ne nuk ndodhemi në kushtet ku ti referohemi këtij neni. Fakti që diskutohet ky problem duke marrë ngasje nga deklarimi i tij non grata është tjetër gjë dhe ska lidhje me atë se kur dhe si vepron dekriminalizimin”, tha Kume.

Sipas Kumes, ligji e garanton marrjen e mandatit të deputetit të Berishës sakaq është në dorën e tij nëse jep ose jo dorëheqjen.

“KQZ është një ndër institucionet që ka për detyrë të verifikojë formularët e vetëdeklarimit të kandidatëve. Mund të ndodhë që të bëjë verifikim të thelluar për një nga kandidatët. Në rastin në fjalë nuk shoh asnjë lidhje midis detyrave të kqz vetëm nga fakti që Berisha është shpallur non grata. Ligji  e garanton marrjen e mandatit të deputetit të Berishës. Lënia e mandatit është vetëm e drejtë individuale e Berishës kur deklarohet se nuk e pranon mandatin por nuk mundet të ndodhë ndryshe përveçse e gjitha mund të bëhet me vullnetin e të zgjedhurit. Për mua gjithçka që do të ndodhë është në dorë të Berishës”, deklaroi më tej Kume.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kristaq je trap: 07/08/2021 07:04

    pika 2 e nenit kur je padeshiruar ne USA apo EU nuk mund te behesh deputet. Qenke edhe qorr qe nuk sheh nga syte. E shoh qe edhe me zor po percillesh Sa servila vk duan futur brenda. Ska burra me moral.

    Përgjigju
  • Goni: 31/07/2021 10:37

    Ik ore kumri se ty te ka pasuruar koha e saliut

    Përgjigju
  • erioni: 31/07/2021 10:01

    Prandaj drejtesia jone e ketyre 30 viteve ka qene kriminale se ka akoma plera juriste te komunizmit si Kristaq Kume me shoke, ne vend qe te jene ne burg per krimet qe kane bere duke denuar popullin keta plera japin mend dhe u dalin ne mbrojtje komunisteve te tipit Sali NON GRATA.

    Përgjigju
  • DELIRANT KASAP Rexhep Bule Leka [ kepi ]: 31/07/2021 06:45

    O sa i pështir ky bureci kristaq kume një servil i ndyr e i pështir. Ky mendon se mos kap ndonjë qoshe me servilizmin e tij prefesjonal e të ndyr. Pty rac e pisët.

    Përgjigju
  • Doka: 30/07/2021 20:59

    Sa turp kristaq kume Flliqe qytetarine Me kte servilizem deri ne vdekje

    Përgjigju
    • katarakti 2: 31/07/2021 10:05

      Nuk eshte e qarte se sikur ligji thote "nuk mund te jete deputet po qe shpallur "non grata nga USA.

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet