Unaza e Madhe nuk zhbllokon trafikun, duhen 90 minuta nga Rinasi në Tiranë! Policia e semaforët inekzistentë (FOTOT)
Trafiku në Tiranë, 6 janar 2025
TIRANË- Hapja e Unazës së Madhe në Tiranë nuk ka lehtësuar aspak trafikun, ashtu siç pritej. Kjo dëshmohet fare qartë nga këto foto që sjell redaksia e Shqiptarja.com, ku pasditen e sotme, 6 janar, qytetarët që po udhëtonin drejt Tiranës janë përballur me radhë kilometrike mjetesh.
Rrugëtimi nga aeroporti i Rinasit në drejtim të Tiranës pasditen e sotme zgjaste deri në 90 minuta, një rrugë që normalisht përshkruhet për rreth 30 minuta. Një aks ky me qarkullim tejet të lartë dhe nyjë kryesore që lidh Rinasin me kryeqytetin. Pra, jo vetëm qytetarët e zakonshëm të Tiranës që përballen prej kohësh me këtë trafik kilometrik, por edhe turistët sot për t’u futur në Tiranë do duhej të përballeshin me këtë imazh dhe të prisnin 90 minuta në trafik!!
Përpos trafikut të rënduar, ajo çfarë bën çudi është se nga autoritetet nuk është marrë asnjë mase për të menaxhuar këtë fluks mjetesh. Në këtë aks që po raporton Shqiptarja.com, sot nuk kishte asnjë polic për të menaxhuar situatën, pra roli i tyre është pothuajse inekzistent. E njëjta gjë vlen edhe për semaforët, të cilët ose janë inekzistentë, ose në raste të tjera bllokojnë edhe me shumë qarkullimin e mjeteve.
Unaza e Madhe e Tiranës e cila u hap më 30 dhjetor të 2024 ka një gjatësi totale 28.7 kilometra. Shpejtësia e projektuar e lëvizjes është 90 km në orë. Report Tv kreu një vëzhgim në Uanzën e Madhe, ku vihej re se në hyrje dhe dalje të saj kryheshin ende punime.
Kjo unazë do të jetë në shërbim të të gjithë automjeteve, të cilat aksesojnë Tiranën nga të gjitha hyrjet jashtë qytetit, si nga Rruga e Arbrit, ashtu edhe nga rruga Tiranë-Elbasan apo Tiranë-Durrës.
Xh.K/SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
6 Janar, 20:03
Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?
-
I tmerrshëm
75%
-
Normal
19.6%
-
Nuk e di
5.4%
Vota total: 2880
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Merr hak për sherrin e bujshëm në Palasë, biznesmeni dhe 5 nga fisi dhunë barbare 48-vjeçarit në berberhane në Tiranë (PAMJET)
7 Janar, 15:46
-
Gjimnazistët ekselentë në Këshillin Bashkiak, Veliaj: Burim frymëzimi
7 Janar, 15:42
-
Tiranë/ Mashtrim me investimet në bursa, arrestohen pronari dhe administratori Call Center-it! 3 në hetim (EMRAT+VIDEO)
7 Janar, 14:52
-
Tiranë/ Rama inspekton kantierin e godinave qeveritare në Sauk: Do akomodohen agjencitë në fushën e informacionit dhe sigurisë kibernetike
7 Janar, 12:55
-
Tiranë/ Të maskuar me kapele goditën me sende të rënda 48-vjeçarin, 2 në pranga dhe 4 në kërkim, sekuestrohen 2 armë (EMRAT + VIDEO)
7 Janar, 10:19
-
Tiranë/ Shkolla 9-vjeçare 'Ahmet Gashi' pajiset me laborator të ri inteligjent, pjesë e rrjetit të 300 Smart Lab-eve
7 Janar, 08:12
-
Virusi në rrjetin Whatsapp infekton përdoruesit me 'peshkim', mes tyre edhe uniforma blu! Policia: Mos i klikoni, por fshijini dhe raportojini te ne! (MESAZHET)
6 Janar, 22:28
-
Trafiku i çmendur në rrugën nga aeroporti, dhe një dyshim.....
6 Janar, 19:27
-
Fatos Çoçoli: Unaza e Madhe, Tirana, Shqipëria dhe rajoni! Si Unaza na jep 100 milionë euro fitim çdo vit
6 Janar, 15:14
-
PS ktheu Majkon në Tiranë, Berisha: Kriminel i madh elektoral, i përgjuar nga SHIK me trafikantë në tavolinë
6 Janar, 13:22
-
Tiranë/ Goditën dhe kundërshtuan punonjësin e Policisë, 2 të arrestuar
6 Janar, 13:03
-
Vorë/ Shfrytëzonin biznesin për lojëra fati dhe baste online, arrestohen dy kushërinjtë
6 Janar, 09:34
O tini sa bukur i jep zgjidhje dhe ti ore dreq..?! Te besh ato tunele qe thua ti, dmth te futesh ne tunel ne hyrje te Tiranes e te dalesh nga tuneli nga ana tjeter e Tiranes, eshte e njejta gje si unaza e madhe, por me e shkurtuar. Problemi qendron brenda ne qytet qe njerezit marrin makinen per cdo lloj distance. Si nuk lexova asnje koment qe te promovojne levizjen me bicikleta?! Ne nje qytet si Tirana levizja me biciklete eshte shume e favorshme. Eshte qytet fushor, ka klime te favorshme pothuaj gjithe vitin per perdorimin e bicikletes, eshte qytet i mbledhur gjeografikisht, dmth jo me shtrirje te gjate dhe fare mire deri ne 7-8 km mund te behen me biciklete. Plus ketyre qe thashe, perdorimi i bicikletes eshte antistres, ekonomik, dhe ekologjik. Tani mendoni vete.
PërgjigjuC pune ka Rinasi me unazen ????? Unaza nuk kalon ne Rinas. Gazeta qenka nevrikosur me dike qe nuk e thote.
PërgjigjuProblem eshte dyndja e popullsise ne Tirane.Cilat qytete te tjera kane probleme te tilla me trafikun pervec se atyre te mbipopulluara,me plazhe,apo qe jane pika doganore/kufitare?! Nje qytet i projektuar per 250-300 000 banore,po perballet me trafikun e nje popullsie gati nje milion,pa llogarritur ketu turistet dhe ata qe thjesht i kap rruga,pra jane tranzit.Edhe sikur te ndertoni dhe 20 unaza,mbikalime,apo nenkalime te tjera,nuk ka per te ndryshuar gje.Ka ardhur koha te pranoni realitetin e hidhur.
PërgjigjuBim,shok. Problemi seshte sezoni por infrastruktura,"shoferët", rendi publik... Është një kompleks që është për turp. Duam sduam zgjidhje është vetëm majtas. Por s'do te thotë qe është mirë. Përkundrazi, sh keq. Vijmë në atedhe edhe i gëzoheni vetëm djellit që i ka dhënë zoti. Të tjerat tmerr, hall, e dhimbje në fund. Zoti vent dorë mbi këtë tokë.
PërgjigjuEdhe 10 unaza te hapen,trafiku nuk ulet nga Rinasi,Elbasani etj.Hinka tek Shqiponja eshte skandaloze,nga Kthesa Kasharit deri ne Aeroprt rruga nuk eshte e konceptuar tamam.Rruget per ne Aeroport kane destinacion vetem terminalin,jo kthesa per katune qe jane rruges,d.m.th. duhet autostrade e re nga Qaf Kashari deri ne aeroport.
PërgjigjuTrafik ka ne te gjithe boten ne momentin e pikut, ketu tek ne behet tragjedi. Dikujt i mungon koha e xhaxhit
PërgjigjuBiles behen edhe filma...
RINAS -TIRANE DUHET TE JETE RRUGA 3 ME 3 KORSI....NDRYSHE E KE MENDJEN VETEM PER TE VJEDHUR,,,JO PER HALLIN E QYTETAREVE....
PërgjigjuNUK ZGJIDH GJE UNAZA,,,,DUHET TA KUPTONI ORE DERRA,,,,,QE VETEM TUNELET NENTOKESORE PER MAKINAT JANE ZGJIDHJA,,,E FILLON TEK SPITALI DHE E NXJERR TUNELIN NE LAPRAKE TEK ISH SHESHI SHQIPONJA,,DHE NJE JETER NGA TRENI DHE E NXJERRR NE AFERSI TE SAUKUT,,KJO ESHTE ZGJIDHJA,,,SEPSE EDI RAMA DHE VELIAJ E KANE PERQENDRUAR POPULLSINE SHUME BRENDA UNAZES TE VJEYER ,,DUKE BERE PALLATE E KULLA,, ,,PER TU PASURUAR SA ME SHUME VETE,,,KUR DUHEJ QE QYTETI TE SHTRIHEJ NE NDERTME NE DREJTIM TE BULEVARDIT TE RI...KJO ESHTE PASOJA KUR DREJTOHESH NGA JO -KOMPETENTE DHE HAJDUT....KJO DO SJELLE KOSTO NE XHEPIN E QYTETAREVE SEPSE DO HARXHOJNE ME SHUME NAFTE NE TRAFIK...DHE NDOTJE NGA TYMI,,DHE PER PASOJE DHE VDEKJE TE PARAKOHESHME....PRANDAJ ASNJE VOTE ME PER PD,,DHE PS...
PërgjigjuAhahhaha hajdutë janë Edi Rama dhe Erion Velia dhe asnjë votë më për PD e madhe kjo. E drejtë sepse dhe për trafikun dhe vjedhjet me unazen e re fajin e ka Saliu
Bandat me uniformë janë vetëm për të vjedhu dhe vendosje gjobash por jo për të stabilizuar trafikun! Shihni tek rrethrrotudhimi në Rinas,ky aty ka trafik të rënduar ndalojnë maqina për gjoba se nuk kanë vend tjetër të bojnë punën që nuk e bojmë.
PërgjigjuQindra miliona euro ne xhepat e oligarkeve dhe pushtetarve.Akoma me keq meriton ky popull
PërgjigjuE kan ber me projekt rrugen kto sdin akoma sa bojn 2 + 2
PërgjigjuTransporti publik eshte inegzistent...ka vetem vetura private.
PërgjigjuKy është problemi aktualisht, mungesa e transportit cilësor publik. Metropolet e mëdha, me dhjetëfishin e banorëve të Tiranës, e përmbledhin gjithë aktivitetin njerëzor nëpër metro e tramvaj, kështu që s’i bie kujt në mend të lëvizë me makinë për të shkuar në punë a shkollë se për 10 minuta arrin nga cepi në cep i qytetit. Pastaj ptoblematika me hinka si Shqiponja, Qafë Kashari, hyrja në QTU, aksidente që bllokojnë trafikun ka sa të duash, por njerëzit nuk kanë shumë opsione transporti për të kufizuar lëvizjen me makina.
Tirana eshte bere skllaverim i banoreve te saj, 4 ore i do flesh ne trafik
PërgjigjuIk dil ti polic trafiku me 600Mi lek rrog. Kush esht ai budall qe rri ne pluhur e tym e shi per ato lek. Jeni mire? I thërrisni mendjes?
PërgjigjuZoti Fadil! Të hiqet nga puna një polic me 600MI lek,dhe pas një muaji këtij polici ti kërkojë 20mij euro, përtë hyrë përsëri në polici shkon i qo paret te sekseri përtu futur pësëri në polici.