/ATSH/.- Katër fermerë nga Komuna e Dragashit janë përfituesit e 37 mijë eurove, shumë kjo e ndarë nga UNDP dhe komuna.
Sipas KosovaPress, ky grant është ndarë në kuadër të projektit të financuar nga Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim, lidhur me krijimin e vendeve të punës dhe zhvillimin e integruar territorial.
Pranimi i këtyre granteve është bërë gjatë një ceremonie ku janë nënshkruar edhe kontratat me përfituesit. Përmes një njoftimi për media, UNDP bënë të ditur se, projekti finalizoi dy aktivitete që u shërbejnë fermerëve dhe të rinjve të papunë në përmirësimin e jetesës së tyre.
Përveç katër fermerëve ka përfunduar edhe trajnimi i dhjetë të rinjve në profilet e mirëmbajtjes dhe riparimit të pajisjeve shtëpiake.
Projekti i UNDP-së ka mbuluar shpenzimet e tyre gjatë vijimit të trajnimit dhe u ka blerë mjete pune të nevojshme për secilin nga profilet për të filluar biznesin e tyre në vlerë rreth 8 000 Euro.
Ky projekt është edhe një shembull i bashkëpunimit të suksesshëm mes komunës, Bashkëpunimit Austriak për Zhvillim, si dhe UNDP-së në adresimin e sfidave të punësimit në Dragash.
/Shqiptarja.com