'Unë jam Ismail Qemali dhe mbrapa me vjen...', Beniada 'godet' sërish, ja batuta që i shkriu të gjithë së qeshuri

'Unë jam Ismail Qemali dhe mbrapa me vjen...', Beniada 'godet' sërish, ja batuta që i shkriu të gjithë së qeshuri

Kur kanë mbeur dhe pak ditë nga finalja e “Big Brother VIP”, katër finalistët kanë vendosur t’i kalojnë në qetësi ditët e fundit duke luajtur, biseduar apo ngacmuar njëri-tjetrin.

Donald Veshaj ka ngacmuar së fundmi Beniada Nishanin me një fjalë të urtë të cilën ajo nuk e di mirë.

“Unë jam Ismail Qemali dhe mbrapa më vjen..”, tha Donaldi ndërsa e la Beniadën të përfundonte fjalinë dhe ajo tha fjalën ‘Kali’. Kjo gjë shkaktoi të qeshura nga banorët të cilët po këmbëngulnin që modelja ta gjente fjalën e duhur.

Ndërkohë Beniada po përpiqej të tregonte mënyrën sesi mbahet një kalë pasi Ilir Shaqiri e pyeti se në cilin pozicion qëndron ai.

Më pas banorët kanë vazhduar duke e pyetur Beniadën se kush është Skënderbeu por kjo e fundit u largua e mërzitur duke refuzuar të kthejë përgjigje.

Pjesë nga biseda:

Donaldi: Unë jam Ismail Qemali dhe mbrapa më vjen…

Beniada:Kali… çfarë është, me kal ka shkuar ai

Iliri: Pse kali mbrapa Ismailit rri?

Beniada: Para- mbrapa nuk e di se ai e mban kështu me…

Einxhel: Kali qëndron poshtë Ismailit

Beniada: Lidhet kali sepse kali ecën mbrapa, jo ti mbrapa e kali përpara

Donaldi: Jam Ismail Qemali dhe ,mbrapa me vjen historia moj Beni…Ai burri me dy pëllëmbë mjekëe ka bërë histori

Iliri: Skënderbeun e njeh?

Beniada:Jo nuk më intereson të flas më me ju, mjaft!    

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • anna: 17/02/2022 14:41

    Sa kam qeshur me kete fyryfyqken Beniaden.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Gol dhe asist, Mirlind Daku mund 'i vetëm' Zenitin

VIDEO/ Gol dhe asist, Mirlind Daku mund 'i vetëm' Zenitin