Unë të akuzoj z. Basha!

Unë të akuzoj z. Basha!

– Nëse vërtetë mendon se je i aftë të marrësh pushtetin me dhunë, do të thotë se je përgatitur të ngreshë popullin për Revolucion! Sepse vetem me Revolucion mund ta marrësh pushtetin nëpërmjet dhunës! As me grusht shteti nuk e merr dot! Sot bota është ndryshe nga ç’e mendoni ju dhe udhërrëfyesi tuaj!

– Nëse mendon se mund të bësh revolucion, atëherë mos nguro! Por ti e di mirë se pas jush vijnë vetëm ata që ende i mashtroni me sllogane banale! Ju z Basha nuk frymëzoni, nuk krijoni dot besim dhe e dini përse?

Sepse ju keni vrarë, keni vjedhur e keni bërë po të njëtat gjëra për të cilin akuzoni sot kundërshtarin politik! Unë ju AKUZOJ që dhunën tuaj mentale e keni shndërruar në instrumentin tuaj të luftës për pushtet duke mbjellë një pasiguri tërësore!

Ju akuzoj se po shtyni, me dashje ose jo, vendin drejt situatave të pamenduara! Ju jeni përgjegjësi për këtë! Sërish ju pyes: Vërtetë mendoni se do e merrni pushtetin në këtë mënyrë? Sigurisht që JO!

Vetëm se do shkatërroni sërish jetët tona, të ardhmen e mbi të gjitha do na e bësh vendin edhe më të padëshiruar! Bëj REVOLUCION nëse ta mban llogjika, dhe trashëgimia politike! Në të kundërtën Hiq dorë nga kjo rrugë që do cojë popullin drejt një përplasje të kotë!

– Unë ju akuzoj se duke u bërë Ju “problemi “ madhor me protestat e rradhës, nuk na ke lënë kohë e mundësi të merremi me qeverisjen Rama. Sepse unë mendoj se kjo qeverisje ka shuumë gabime, e Rama nuk duhet të jetë më aty ku është, por unë nuk mendoj kurrë që në vend të tij të vini ju që më së pari duhet të jepni Llogari për cka i keni bërë këtij vendi!

Pra Ju akuzoj se me veprimet tuaja të paqarta e tërësisht foshnjarake ju i keni zgjatur jetën Rilindjes!

– Unë ju akuzoj për varërfinë e diskursit tuaj politik ,diskurs që më bën të qesh e të qajë njëkohësisht! Ju akuzoj, sepse kështu ju po cvlerësoni jo vetëm instrumentin e protestës, por edhe opozitën në sytë e popullit! Vendi ka nevojë për OPOZITË serioze e me IDE! Nuk ka nevojë për fjalime banale e nxitëse të dhunës!

– Unë ju akuzoj pasi Ju nuk jeni në gjendje të drejtoni protestat! Jeni tallur kaq shumë me njerëzit sa e keni shndërruar në farsë një instrument që duhet të jetë celës për zgjidhjen e problemeve! Ju vetë deklaruar mbrëmë se nuk do jeni ju që drejtoni e se populli do të marrë në dorë fatet e veta! Nëse është kështu zmbrasu e mos i hidh benzinë zjarrit!

– Unë të akuzoj që po për hir të interesave të ngushta po tenton ti vesh zjarrin vendit! Sepse ti nuk ke asnje program politik. Djegja e mandateve dëshmoi qartë se të mungon platforma politike, të mungon strategjia politike, të mungon vizioni për të ardhmen! Pra ti tenton ti vesh zjarrin vendit që të zeshë vendin e atij që realisht duhej të jepte tashmë llogari para popullit!/ Tema

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • gramozi: 04/06/2019 00:33

    Edhe une bashkohem me AKUZEN qe i drejtoni Z BASHA .MENDOJ SE JANE ME MIJRA QE MENDOJNE SI NE POR DREJTESIA KA KOHE QE NUKE JEPE DREJTESI E REFORMA DO KOHE TE FILLOJ TE JAPE REZULTATE .MEGJITHATE KETO AKUZA DUHET BERE NE PREKURORI NGA POLICIA E SHTETIT.

    Përgjigju
  • Siny: 03/06/2019 19:58

    Urime znj Çavo!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen