Një ditëlindje e veçantë u shndërrua në moment historik për çiftin e njohur shqiptar, Diola Dosti dhe Erolld Belegu. Biznesmeni i njohur festoi 60-vjetorin e tij, dhe dhurata më e bukur e kësaj dite ishte pa dyshim “PO”-ja e partneres, Diola Dostit.

Në një postim emocionues në Instagram, nutricionistja e njohur shkruan:

“Unë thashë PO, se i dhe dritë shpirtit tim”, duke shoqëruar mesazhin me foto nga ceremonia e ditëlindjes, ku kryefjala duket se ishte pikërisht momenti i propozimit.

Fansat dhe miqtë e çiftit kanë dërguar urime dhe mesazhe dashurie, duke përshëndetur këtë kapitull të ri në jetën e tyre.