Ungjilli i Pasolini-t, vizitohet nga
të rinjtë e Institutit “Giovanni XXIII”

Ungjilli i Pasolini-t, vizitohet nga<br />të rinjtë e Institutit “Giovanni XXIII”
Emmanuel- Ai isht bashke me né ( Ai është bashkë me ne ) është një film i realizuar nga Instituti “Giovanni XXIII”, disa vite më parë, si rrjedhojë e një aktiviteti projektues, që ka krijuar në mënyrë origjinale përfundimin edukativ dhe objektivat didaktike të projekteve “Vazhdimësi dhe“Eth.Nos”. Drejtori i shkollës Gerardo Pinto: ka shpjeguar se “filmi lindi si një motivim edukativ, pedagogjik dhe didaktik. Por gjithashtu edhe nga impenjimi dhe pasioni që karakterizuan aktivitetet e të gjithë protagonistëve. Është rezultati i një rrugëtimi kërkimor dhe aktiv, i zhvilluar përgjatë të gjithë vitit shkollor, përmes tre hulumtimeve në sintoni mes tyre: historiko-antropologjike dhe fetare, duke u referuar tek tradita lokale, nën kujdesjen e docentes Maria Carmela Di Lonardo. Etniko-gjuhësore, me qëllim vlerësimin e gjuhës minoritare arbëreshe, që karakterizon Komunitetin e Bariles, nën kujdesin e mësueses Maria Belluscio.

Kulturore-letrare dhe kinematografike, nën kujdesin e prof. Daniela Fuccella, për të vizituar aktualisht disa predikime të Jezu Krishtit. Gjithashtu edhe vepra Kinematografike dhe letrare e Pier Paolo Pasolini-t, që u xhiruar në vitin 1964, në kantinat e Bariles, disa nga skenat e kryeveprës së tij “Ungjilli sipas Mateut”.
Përgjatë fazës së përgatitjes dhe punimeve të këtij dokumentari, nxënësit dhe protagonistët e tjerë, përveçse patën mundësinë të kuptonim me detaje principet, vlerat dhe kuptimin e fesë kristiane, duke u identifikuar në personazhe-dëshmitarë të historisë së mrekullueshme të Jezu Krishtit, morën pjesë edhe në një laborator kinematografik.
Një laborator vozitës i edukimit të imazhit; nëpërmjet përfshirjes së aktiviteteve të prodhimit, të projektuar në verifikimin e realitetit më të shpeshtë, duke u bazuar tek kujtimet dhe tek emocionet individuale dhe kolektive.

Në këtë prospektivë, puna kërkimore në spektrin etniko-gjuhësor, shërbeu në trajnimin e nxënësve në gjuhën arbëreshe.
U vizituan gjithashtu zona dhe vende karakteristike të qytetit dhe gjithashtu zona të interesit artistik (Palzzo Frusci, Palazzo Fortunato a Rionero, Fiumara di Atella, Castello di Melfi, Laghi di Monticchio, Guvat e Bariles, Kantina) me prodhimin e materialeve didaktikë.
Shkolla pati një nisje drejt një alfabetizmi të parë kulturor, të tipit kinematografik, duke krijuar vende, skena, atmosferë, sipas prospektivës së traditës kristiane. U vizituan gjithashtu edhe disa shëmbëlltyra të Jezu Krishtit, që në film janë interpretuar në kontestin aktual të realitetit të adoleshentëve të ditëve të sotme.
Përktheu nga italishtja: Elvana Bilali
 
Baril. Vanxhelli i Pazolinit i rivizitartur ka guanjunët e istitutit “Giovanni XXIII”. Dialogë dhe në aljbërisht
 
Emanuel- Ai isht bashke me ne  është një film i bërë ka Istituti Komprensiv  “Giovanni XXIII”, dica vjet më parë brenda dica proxheteve të skollës çë mbjodh kaq mirë idetë edukative me objetivet didaktik të projekteve  “Continuità e “Eth.Nos”. Direturi  skollës Gerardo Pinto: tha “ filmi  ljeu ka motivaciuna edukative, pedagoxhike e didatike dhe ka impenji e pasionat çë ata ndjejnë. Ȅshtë rezultati i riçerkës çë u zvillupar gljatë gjithë vitin skollës me tri pjesë me raport sinerxhik, storiko-antropoloxhik e relixhoz me riferimente tradhitavet, dirixhirtur ka Maria Carmela Di Lonardo; etnike-linguistike për të vljerësuar gljuhën aljbëreshe të Barilit, me Maria Belluscio; kulturore-letrare  e kinematografike me  prof. Daniela Fuccella, për të  rivizitartur dica parabula e predikaciuna të Krishtit, e operën, çinematografike e letterale e  Pier Paolo Pazolint çë, në vitin 1964, xhirarti dica pjesë në Baril te “Vanxhelli sipas Mateut”.

Gjatë fazave të bërjes së filmatit, guanjunët e protagonistët e tjerë jo vetëm mundëtin të xënë prinçipet, vljerat dhe sinjifikatin e religjunës duke u vënë në llokun e personazheve të stories Krishtit, po dhe parteçipartin në një laborator kinematografik itinerant e edukativ për fotografi; duke koinvolxhirtur me ativitatet e duke referuar kujtimevet e emociunavet individuale e kolektive. Në këtë prespektivë aspekti etnik serivërën për të afëruar guanjunët te gljuha aljbëreshe. U vizitartin e u studiartin site e lloke karakteristike të katundit e tjera lloke interesante artistike (pllasi Frushi, Pllasi Fortunato në Rionero, Fiumara e Atellas, Kastelji i Melfit, Laget e Montikios, ullinjë të ndryshëm, kavat e Barilit, Kantinat dello scescio), me të bënurit e materialevet didaktike. U nistim si skollë ka një alafeticaciunë i parë kulturor e kinematografik duke rikostruirtur lloke, skena, atmosfera sipas prospektivës së tradhitës kristiane e u rivizitartin dica parabola të Krishtit, çë në film interpretaren duke rispetartur kontestin tipik të guanjunëve sot.
 
Përktheu në arbërisht: Griselda Doka

 

Shkrimi u publikua sot (05.01.2014) në suplementin Rilindasi të gazetës Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

'Aktrim i dobët' para miratimit të Reformës Zgjedhore!

'Aktrim i dobët' para miratimit të Reformës Zgjedhore!