Wan Aaron-Bissaka është zyrtarisht futbollisti më i ri i Manchester United. Futbollisti anglez ka kompletuar transferimin nga Crystal Palace te ‘djajtë’ për 45 mln paund plus 5 mln të tjera në formë bonusesh. Te United 21-vjeçari ka nënshkruar një kontratë 5-vjeçare ku do të përfitojë 80 mijë paund në javë.
Menjëherë pas zyrtarizimit për mbrojtësin e krahut të djathtë trajneri Solskjaer është shprehur: “Aaron është një lojtar i ri, me agresivitet dhe dëshirë për të mësuar, diçka e rëndësishme për moshën që ka. Jam i kënqur që kemi firmosur me të dhe shpresoj që ai të vazhdojë rritjen me ritmet që ka nisur.”