Universitetet, ende 4 mijë kuota
bosh, plotësohen deri më 27 teto

Universitetet, ende 4 mijë kuota<br />bosh, plotësohen deri më 27 teto
Nesër nis viti i ri akademik 2016-2017, por ende një pjesë e kuotave në universitetet publike nuk janë plotësuar. Janë rreth 4 mijë kuota të lira.
 
Burime të Report TV pranë Ministrisë së Arsimit bëjnë me dije se këto kuota do të plotësohen, pavarësisht se ditën e nesërme nis viti akademik.

Plotësimi i kuotave do të bëhet, duke hequr nga lista fituesit të cilët nuk regjistrohen. Nesër përfundon edhe minifaza e dytë, për kuotat e lira dhe ata maturantë që nuk regjistrohen, hiqen nga lisat, për t’ju lënë vendin, kandidatëve që nuk kanë fituar.

MAS u bën apel të rinjve që të kontrollojnë në portalin online të klasifikimit renditjen dhe në momentin që emri i tyre bëhet me ngjyrë jeshile, do të thotë se kanë fituar dhe duhet që të regjistrohen në Universitet, pranë sekretarive përkatëse.
 
Kjo procedurë sipas Ministrisë së Arsimit do të vijojë deri në datën 27 tetor, ku mendohet se do të plotësohen të gjitha kuotat e lira. 

Vetëm në Universitetin e Tiranës janë rreth 2 mijë kuota të lira, që pritet të plotësohen deri në datën 27 tetor.
 
Ndërkohë që Fakultetit Ekonomik thotë se janë 600 kuota bosh dhe vetëm në degën Administrim Biznesi, janë 240 vende të lira. 

Regjistrimi për minifazën e dytë përfundon në datën 20 tetor, në orën 19:00.

Faza pasardhëse do të jetë në datën 21-22 tetor dhe pas datës 22 tetor regjistrimet do të vijojnë në faza 48-orëshe.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e Nasrallah/ Presidenti iranian Pezeshkian viziton selinë e Hezbollahut, kryeministri i Rusisë zbarkon në Teheran

Vrasja e Nasrallah/ Presidenti iranian Pezeshkian viziton selinë e Hezbollahut, kryeministri i Rusisë zbarkon në Teheran