Qindra maturantë kanë protestuar sot para Kryeministrisë për shkak se nuk janë shpallur fitues në Universitet. Ata kanë kërkuar nga Kryeministri dhe Ministrja e Arsimit që të ndryshohet sistemi i pranimeve.
Maturantët janë shprehur se kanë mesatare mbi 9, por nuk janë shpallur fitues në asnjë degë. Në këtë protestë kanë marrë pjesë jo vetëm maturantë nga Tirana, por edhe qytetet e tjera të vendit.
Maturantët janë shprehur: "Kam mesatare 8,12 dhe nuk më ka dalë asnjë shkollë. Kam hedhur drejtësi, psikologji, punë sociale dhe nuk më ka dalë asnjëra, jam shumë poshtë në renditje."
"Kam mesataren 9,6 të tre viteve gjimnaz dhe nuk kam fituar asnjë lloj dege, qoftë tek më e ulëta deri tek më e larta."
"Të gjithë kemi një kërkesë. Duam më mirë sistemin e vjetër, ku secili maturant fiton një degë dhe vazhdon duke i lënë hapësirë të tjerëve që edhe ata të vazhdojnë në mënyrë të barabartë."
"Kam mbaruar me 9,15. Që i bie se nuk është mesatare e mirë, unë e quaj mesatare të mirë. Kam dëgjuar edhe shumë raste të tjera."
"Mesataren e tre viteve e kam 10,04 dhe të provimeve 9,51. Dhe jam nga Sami Frashëri për më tepër, një nga shkollat më të mira. Kam hedhur 6 inxhinieri kam hedhur dhe nuk kam kapur asnjë. Nuk e kuptoj si funksionon kjo mënyrë, çfarë duhet të bëj më shumë se kaq?"
Por përse maturantët nuk janë shpallur fitues pavarësisht mesatares? Kjo vjen për shkak se maturantët me mesatare shumë të lartë, janë shpallur fitues në disa degë. Kjo do të thotë se një kandidatë me mesatare 9.8 është shpallur fitues në të 10 degët që ka zgjedhur.
Në momentin që ky maturantë do të regjistrohet në një degë, atëherë lirohen 9 kuota vetëm nga një kandidatë. Lista me fituesit e raundit të dytë në universitete do të publikohet në datën 20 shtator dhe deri atëherë maturantët duhet të presin. Ndërkohë maturantët do të protestojnë përsëri ditën e enjte në orën 10 para Kryeministrisë.
/Shqiptarja.com

VIDEO