Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka deklaruar sot në parlament se me miratimin e projektligjit në Kuvend do të krijohet ‘Urdhri për Punonjësit Social’, për të cilin ministrja tha se do të garantojë njësojë si edhe psikologët që të kemi punonjës social të certifikuar.
“Sa shumë do të përfitojë arsimi nga kjo pjesë, të cilët pasi përfundonin shkollimin e tyre nuk kishin një Urdhër të tyre që ti mbronte në punë në tyre, ti zhvillonte më tej, ti testonte më tej dhe pikërisht kjo do të mundësohet nga ky instrument që ne do të miratojmë sot. Unë e shoh me vlera shumë të mëdha krijimin e këtij urdhri, e këtij institucioni, e këtij organizmi, sepse edhe në kohën që po kalojmë, që ka prekur botën mbarë roli i punonjësve social dhe psikologëve është thelbësor. Nuk ka shëndet pa shëndet mendor. Nuk ka mirëqenia pa përkrahje sociale dhe nuk ka zhvillim pa mbështetjen e grupeve më në nevojë.
Sot flasim për çfarë kemi bërë nuk mundtë lëmë mënjanë ato kategori që janë më në nevojë dhe që janë prekur edhe më shumë, të luftojmë pandeminë hije thotë OBSH, OKB. Është dhuna në familje, dhuna ndaj grave dhe vajzave që në një kohë si kjo e sotmja ku shoqëria është më e izoluar, vijon ende fenomeni i dhunës ndaj grave dhe vajzave. Eshtë ajo pra, Pandemia hije, që ne duhet ta luftojmë njësoj siç po luftojmë virusin. Edhe fenomeni i dhunës dnaj grave, ky fenomen i shëmtuar që duhet të ndryshojë i ka rezistuar kohës, sepse ende kemi shumë për të bërë për të ndryshuar nga mentaliteti, për këtë do të shërbejë edhe krijimi i këtij instrumenti.
Investimi tek profesionistët duhet të jetë ajo që na çon përpara, investimit tek ta është garancia që nesër do të kemi struktura më të forta, qendra sociale më të zhvilluara, shërbime në territor më adapte për zhvillimet lokale në bashki të ndryshme. Dhe sigurisht si ky instrument, do të ndikojnë në mënyrë të drejtpërdrejte për çdo individë që ka nevojë për kujdes, për integrim dhe mbrojtje sociale”, tha Manastirliu
Lajmi kryesor:
Kuvendi 1 minutë heshtje për viktimat e tërmetit! Manastirliu-qytetarëve: Mos ejani vonë në spital, ka shtretër! Testet e shpejta brenda dhjetorit! Pas debateve, përjashtohet Piciri
er.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?
-
Mirë
23.2%
-
Keq
63%
-
Nuk e di
13.8%
Vota total: 710
Lajme të tjera
-
Rithemelimi kërkoi interpelancë për emisionin në Rai 3, Rama: S’ka urgjencë për autorët e kësaj shfaqje të shëmtuar! Gatuajnë shpifje e ua japin të huajve si akuza
26 Prill, 13:08
-
Emisioni në Rai 3, Rama për 'Corriere': I neveritshëm, paragjykime për Shqipërinë! Ndërhyra për të mbrojtur imazhin e vendit tim
26 Prill, 10:22
-
Expo-Albania, ja si do të jetë kompleksi për organizimin e panaireve, Rama: Xhevahir i koleksionit të arkitektëve bashkëkohorë (VIDEO)
26 Prill, 08:18
-
Kryeministri spanjoll mendon dorëheqjen ndërsa bashkëshortja akuzohet për korrupsion, Rama: Mos u dorëzo, e vërteta do mbizotërojë
25 Prill, 22:29
-
INTERVISTA/ Ilir Meta në ‘Frontline’: Nëse ka urdhër-arresti, nuk arratisem! Dumani, kapter i Rilindjes! Tarallakut i çoj para SPAK dyfishin e 2 marsit
25 Prill, 20:54
-
Akuzat e Bardhit për Olsi Ramën, Kryeministri: Kallëzim s’paska bërë thotë SPAK-u, u shiti 'sapunin për djathë' italianëve! S’duhet të jetë burrë, do dalë cullak
25 Prill, 19:07
-
'Emisioni ‘Report’ i Rai 3 na përdori për të sulmuar Melonin' Rama në kryefaqet e mediave italiane: Po hidhet baltë mbi Shqipërinë
25 Prill, 18:50
-
Emisioni i Rai 3 për Shqipërinë, Bardhi kërkon interpelancë me Ramën
25 Prill, 15:09
-
Spiropali takohet me Begajn: Bashkëpunimi mes institucioneve thelbësor për integrimin e vendit
25 Prill, 14:23
-
4 akuza, Adriana Kalaja padit familjarisht Lulzim Bashën! Kallëzon në SPAK edhe Aurela Bashën e Erion Isufin
25 Prill, 13:28
-
'25 prilli, ditë e zezë në historinë e demokracisë së Shqipërisë'
25 Prill, 13:10
-
Emisioni i RAI 3, Rama-moderatorit: Telefonatën time e krahasuat me ndërhyrjet e Kremlinit, s’keni guxim të përballeni me të vërtetën
25 Prill, 09:45